Shitjet e makinave në Evropë janë më të ulëtat që nga 1996 - Business Magazine Albania

Shitjet e makinave në Evropë janë më të ulëtat që nga 1996

Në qershor, Evropa regjistroi numrin më të ulët të makinave të reja në treg, që nga viti 1996 me pak më shumë se 1.06 milionë automjete. Prodhuesit e makinave po shohin rënie të shitjeve me gati 50%, sipas të dhënave nga shoqata evropiane automobilistike.

Volkswagen Group ishte prodhuesi i makinave më i goditur me gati një të katërtën më pak shitje se qershorin e kaluar. Gjithsesi, gjatë gjashtëmujorit të parë, Stellantis ka parë rënien më të madhe deri më tani në 21.1%.

Ndër markat më të vogla, prodhimet e reja të Volvo ranë 47.9% në qershor dhe 28.5% gjatë gjysmës së parë të vitit, ndërsa Jaguar Land Group pa një rënie më të vogël në qershor në 13.2%, por goditja më e madhe këtë vit deri më tani me 34.7%.

Lexo edhe: Kriza e karburanteve “dërgon në qiell” çmimet e makinave elektrike

Inflacioni, pengesat e zinxhirit të furnizimit, rastet në rritje të koronavirusit në disa vende dhe mungesa e vazhdueshme e çipave janë vetëm disa nga problemet që mundojnë industrinë e automjeteve në rajon, e cila tani ka regjistruar 12 muaj radhazi rënie.

Prodhuesit e mëdhenj të makinave nga BMW në Stellantis kanë raportuar në javët e fundit rënie të shitjeve globalisht përpara rezultateve të tyre të tremujorit të dytë më vonë këtë muaj.

Të katër tregjet kryesore të Bashkimit Evropian – Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca – raportuan një rënie në prodhimet e makinave./ Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0