Shikimi i njerezve ne levizje qe fshihen nga nje mur tymi apo flakesh tani eshte i mundur fale nje teknike te zhvilluar ne fushen e kerkimeve te Insitutit Kombetar te Optikes (Ino-Cnr) ne Firenze.
Publikuar ne revisten e specializuar Optics Express, kerkimi ka kapur vemendjen e komunitetit shkencor nderkombetar per aplikacionet e mundshme ne mbeshtetje te punonjesve qe veprojne zakonisht ne rastet urgjente, si zjarrfikesat ne vecanti.
“Holografia dixhitale lejon ndertimin numerikisht e imazhit te nje objekti duke filluar nga nje model hyrjeje, quhet hologram, regjistrohet ne nje medium dixhital me perdorimin e nje rreze lazeri. Ndersa me nje rreze lazeri te dukshme kjo teknike lejon te ruhen holograme te objekteve me permasa te vogla, perdorimi i nje lazeri me infra te kuqe ben te mundur shikimin e objekteve te permasave njerezore”,- tha Eugenio Pugliese, nje kerkuesit fiorentine te perfshire ne projekt.
Pra, nje sy dixhital qe eshte ne gjendje te shohe atje ku asnje mjet deri tani nuk e ka bere dhe te dalloje detaje qe jane ne gjendje te shpetojne jete. “Edhe pse ne holografi nuk perdoren lente per levizjen e zjarrit, eshte e mundur te regjistrohen holograme objektesh pas tymit dhe flakeve pa u prishur ky sensor”, – shtoi Pugliese.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto