Shifra më e lartë në rajon/ 82% e të punësuarve në Shqipëri janë të angazhuar në SME! - Business Magazine Albania

Shifra më e lartë në rajon/ 82% e të punësuarve në Shqipëri janë të angazhuar në SME!

Shifra më e lartë në rajon/ 82% e të punësuarve në Shqipëri janë të angazhuar në SME!

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) përbëjnë motorin kryesor të ekonomisë shqiptare, duke zënë peshë dominuese në eksportet, vlerën e shtuar bruto dhe punësim. Sipas të dhënave të publikuara nga OECD për periudhën 2020 –2023, Shqipëria shënon ndër përqindjet më të larta në Ballkan sa i përket rolit të SME-ve në ekonomi, duke u renditur përpara shumicës së vendeve fqinje dhe ndjeshëm mbi mesataren e Bashkimit Evropian.

Në totalin e eksporteve, SME-të shqiptare kontribuojnë me 64.3%, një shifër që e pozicionon Shqipërinë në vend të tretë në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (76.5%) dhe Kosovës (70.4%).  Në aspektin e vlerës së shtuar bruto (GVA), SME-të në Shqipëri përfaqësojnë 76.2% të totalit, me një rritje domethënëse nga periudha 2014–2016 kur shifra ishte 65.6%. Kjo peshë është ndër më të lartat në rajon, përpara Bosnje-Hercegovinës (64.4%) dhe ndjeshëm mbi mesataren e BE-së (52.3%). Por treguesi më i fortë për rolin vendimtar të SME-ve në Shqipëri mbetet punësimi. Në periudhën 2020–2023, 82% e të punësuarve në vend janë të angazhuar në ndërmarrje të vogla dhe të mesme – përqindja më e lartë në Ballkanin Perëndimor, madje më e lartë edhe se në Kosovë (80.4%) dhe dukshëm mbi mesataren e BE-së (64.5%).

Lexo edhe:Studimi i ri: Shëndeti mendor i babait mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijës

Situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor

Sipas raportit  të OECD vërehet një përmirësim i performancës së rajonit në treguesit e Lehtësimit të Tregtisë të OECD-së, ku mesatarja është rritur nga 1.16 në 2017 në 1.35 në 2022. Megjithatë, rajoni mbetet prapa mesatares së OECD-së që është 1.76. Pengesat jotarifore, si mungesa e bashkëpunimit për shkëmbim të dhënash mes autoriteteve doganore, vonesat në përpunimin dhe zhdoganimin e mallrave para mbërritjes, si dhe mungesa e një sistemi tregtar pa letra, vazhdojnë të kufizojnë potencialin tregtar të Ballkanit Perëndimor. Për pasojë, tregtia ndërrajonale ka mbetur në vendnumëro, duke përfaqësuar vetëm 11% të tregtisë totale në periudhën 2016–2023. Performanca tregtare e rajonit ndikohet gjithashtu nga baza e ulët industriale. Eksportet e mallrave përbënin vetëm 18.7% të PBB-së në 2023, shumë më pak se mesatarja e BE-së prej 38.0%. Përjashtim bën vetëm Maqedonia e Veriut me 44.8%, falë sektorëve të kimisë dhe makinerive. Në Shqipëri (13.2%), Mal të Zi (3.5%) dhe Kosovë (2.8%), eksportet janë të ulëta, ndërsa tregtia dominohet nga shërbimet, veçanërisht turizmi që përbënte 21.5% të punësimit në Shqipëri dhe 25.6% në Mal të Zi në vitin 2023. Tregtia elektronike ndërkufitare mund të ndihmojë gjithashtu SME-të duke reduktuar kostot e transaksioneve dhe duke lehtësuar logjistikën. Serbia kryeson në përdorimin e e-commerce për shitje me 28.9%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina me 22.9%, që të dyja mbi mesataren e BE-së prej 22.1%. Në vendet e tjera të rajonit, adoptimi i tregtisë elektronike mbetet i ulët, duke sinjalizuar nevojën për politika që nxisin kapacitetin digjital të SME-ve.

ekofin

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0