Antivirali u zhvillua nga firma amerikane e ilaçeve Gilead për Ebola-n. Ai u përdor për të trajtuar infermierien skoceze, Pauline Cafferkey, kur ajo pësoi një relaps (rikthim të sëmundjes), 18 muaj pasi u shërua nga sëmundja me të cilën u infektua, ndërkohë që ishte vullnetare në Sierra Leone.
Aktualisht remdesivir është duke u testuar në pesë prova klinike Covid-19, përfshirë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA (NIH) në 13 pacientë të shtruar në spital, pasi u infektuan me koronavirus në bordin e anijes së lundrimit, Diamond Princess në Japoni. Personi i parë që rezultoi pozitiv me virusin në SHBA, u trajtua gjithashtu me ilaçin dhe është shëruar plotësisht.
Një rast i raportuar në New England Journal of Medicine, thoshte që burri filloi të ndihej më mirë brenda ditës së parë, kur filloi të kurohej me remdesivir intravenoz. Të martën në mbrëmje, presidenti i rajonit Liguria në Itali, Giovanni Toti tha se zona kishte parë rastin e parë të vërtetë të kurimit të koronavirusit, një burrë 79-vjeçar i cili u trajtua me remdesivir. Ai do të kthehet së shpejti në shtëpinë e tij në Lombardi.
Bruce Aylward nga Organizata Botërore e Shëndetit tha muajin e kaluar: “Ka vetëm një ilaç tani për tani, që ne mendojmë se mund të ketë efikasitet të vërtetë. Dhe ky është remdesivir.” Deri më tani është vërtetuar se Remdesivir kuron virusin Mers-CoV – shkakun e Sindromës së Frymëmarrjes të Lindjes së Mesme (MERS), tek kafshët.
Aktualisht nuk ka terapi të aprovuara për koronavirusin, por shumë vende janë duke punuar për anti-viruset, me shpresën se mund të japin rezultat kundër infeksionit.
Prova e parë klinike për vaksinat ka filluar në SHBA, pas testimit tek kafshët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.