Kompania nuk ka folur zyrtarisht, por disa kanë arritur të fitojnë akses në shërbimin e ri, i cili në pamje të parë ngjan me Microsoft Fluid Framework për Office.
Microsoft është duke zhvilluar një mjet të ri në Outlook të quajtur Spaces dhe u dedikohet organizatave.
Me Outlook Spaces përdoruesit mund të grupojnë e-mail-e, shënime, skedarë, dokumente, detyra apo takime. Shërbimi i ri do tu vijë në ndihmë studentëve dhe bizneseve të cilat planifikojnë projekte.
Lexo: Çfarë po sjell të re Microsoft me Projektin xCloud
Ajo që Fluid bën është shndërrimi i një dokumenti në një aplikacion cloud që shumë njerëz mund të punojnë në të me grafika, tableta, tekst etj. Nuk dihet nëse Outlook Spaces bazohet në Fluid.
Microsoft e përshkruan Outlook Spaces si një aplikacioni web-i, i cili grumbullon së bashku dokumentet, e-mail-et dhe evenimentet. Madje në versionet e ardhshme të saj Microsoft thotë se do të ketë asistimin e inteligjencës artificiale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto