Sheqeri në gjak mund të dëmtojë trurin tuaj, edhe pa pasur diabet - Business Magazine Albania

Sheqeri në gjak mund të dëmtojë trurin tuaj, edhe pa pasur diabet

Sheqeri në gjak mund të dëmtojë trurin tuaj, edhe pa pasur diabet

Kërkimet e Baycrest tregojnë se nivelet e larta të sheqerit në gjak ndikojnë negativisht në shëndetin e trurit. Kjo ndikon më shumë tek të moshuarit dhe gratë, edhe tek ata që nuk kanë diabet. Po, e lexuat mirë, edhe tek ata pa diabet!

Një studim i kryer nga Baycrest ka zbuluar se nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e trurit, edhe tek individët që nuk kanë diabet. Lidhja mes sheqerit në gjak dhe shëndetit të trurit është e njohur tek ata që kanë diabet. Por Baycrest është i pari që e ka hulumtuar këtë lidhje tek ata që nuk kanë diabet.

“Rezultatet tona tregojnë se, edhe nëse dikush nuk ka diagnozën e diabetit, niveli i sheqerit në gjak mund të jetë i lartë. Ky nivel mund të ndikojë negativisht në shëndetin e trurit,” thotë Dr. Jean Chen, autore kryesore e studimit. Ajo është Shkencëtare e Lartë në Institutin e Kërkimit Rotman, pjesë e Akademisë Baycrest për Kërkime dhe Edukim (BARE). “Sheqeri në gjak është në një spektër. Nuk mund ta kategorizojmë thjesht si të shëndetshëm ose të dëmshëm.”

Lexo edhe:“Menaxho dhe rrit rezervimet me Patoko” – AlbaniaTech hap serinë e “Product Launch Event” në OneConnect Hub

Studimi u publikua në revistën Neurobiology of Aging. Ai shqyrtoi 146 të rritur të shëndetshëm, me moshë 18 vjeç e lart. Për secilin individ, hulumtuesit analizuan sheqerin në gjak, aktivitetin e trurit duke përdorur rezonancën magnetike (MRI), dhe variacionin e ritmit të zemrës përmes leximeve të elektrocardiogramit (ECG).

“Rezultatet theksojnë rëndësinë e menaxhimit të sheqerit në gjak, thotë Dr. Chen. Një dietë e shëndetshme dhe ushtrimet janë të rëndësishme për trupin dhe trurin tuaj.” Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe bashkëpunimit me personat e duhur të shëndetit, sidomos nëse keni diagnozën e para-diabetit.

SchiTechDaily

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0