Shenjat që tregojnë se jeni më inteligjentë se mesatarja - Business Magazine Albania

Shenjat që tregojnë se jeni më inteligjentë se mesatarja


Nëse e gjeni veten tek këta tregues, ndoshta mund të mburreni për IQ e lartë.

Inteligjenca është e lidhur shpesh me çrregullime të humorit dhe shqetësime! Njerëzit e zgjuar priren të shqetësohen, shkojnë në shtrat vonë, ata mund të jenë të çrregullt dhe mund të vuajnë nga çrregullime mendore! Ja disa tipare:

1- Kanë çrregullime të humorit

Çrregullimet në humor mund të jenë çmimi që disa njerëz paguajnë për inteligjencën e tyre mbi mesataren!

2- Vuajnë nga ankthi

Njerëzit me një IQ më të lartë kanë tendencë që të vuajnë më shpesh nga çrregullimet e ankthit, krahasuar me ata me inteligjencë mesatare.

3- Janë të pazakontë

Ata janë jo kovencionalë. Mund të jenë ateist dhe politikisht liberalë.

4- Shkojnë në shtrat vonë

Në një studim ku u shqyrtuan zakonet e 20,745 adoleshentëve rezultoi se ata që shkuan në shtrat pas mesnate dhe u zgjuan në mëngjes rreth orës 8 kishin një IQ më të lartë se ata që shkuan në shtrat rreth orës 23.40 dhe u zgjuan në 7:00.

5- Njerëzit me inteligjencë mbi mesataren nuk janë të kujdesshëm

Hulumtimi gjeti se ata që janë më të lumtur dhe kanë inteligjencë të lartë, kanë tendencë të besojnë më lehtë. Rritja e besimit mund të justifikohet me një shkallë më të lartë të kënaqësisë në jetë, ose nga një gjykim më i lartë.

6- Marrin më shumë kohë për të vendosur

Kush është më shumë reflektiv dhe ka një IQ mbi mesataren nuk mund të jetë gjithmonë i vendosur në marrjen e vendimeve. Në të kundërt, ata që kanë një IQ nën mesataren, veprojnë me më pak vështirësi dhe pa probleme në marrjen e vendimeve.

7- Nuk kanë dëshirë të bisedojnë

Ky është një tregues shumë i diskutueshëm: njerëzit e zgjuar janë edhe më të vetmuar. Studimet kanë gjetur se sa më shumë një person me inteligjencë mbi mesataren shoqërohet dhe ndjek miqtë, aq më shumë i pakënaqur do të jetë me jetën e tij/saj. Njerëzit e zgjuar nuk kanë dëshirë të bisedojnë, ato nuk kanë shumë miq. Ata preferojnë të shkojnë në një rreth shumë të vogël të miqve të ngushtë.

/Spring.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0