Shëndeti mendor, Kombet e Bashkuara paralajmërojnë një krizë globale për shkak të COVID-19 - Business Magazine Albania

Shëndeti mendor, Kombet e Bashkuara paralajmërojnë një krizë globale për shkak të COVID-19

Shendeti mendor

Një krizë globale e sëmundjes mendore po afron ndërsa miliona njerëz në të gjithë botën janë të rrethuar nga vdekja dhe sëmundja si dhe janë detyruar të përballen me izolimin, varfërinë dhe ankthin nga pandemia e COVID-19. Këtë e theksojnë ekspertët e shëndetësisë pranë Kombeve të Bashkuara.

Agjensia e Lajmeve Reuters iu referua Devora Kestel, drejtore e departamentit të shëndetit mendor të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), sipas të cilës, “Izolimi, frika, pasiguria, trazirat ekonomike – të gjitha ato shkaktojnë ose mund të shkaktojnë shqetësime psikologjike”.

Gjatë paraqitjes së raportit të Kombeve të Bashkuara dhe udhëzimit të politikave për COVID-19 dhe shëndetin mendor, Kestel tha se mund të rritet numri dhe ashpërsia e sëmundjeve mendore, ndaj qeveritë do të duhet ta vendosin këtë çështje në qendër të politikave të tyre. “Shëndeti mendor dhe mirëqenia e shoqërive janë ndikuar rëndë nga kjo krizë dhe janë një përparësi për t’u adresuar urgjentisht”, u tha ajo gazetarëve në një konferencë.

Lexo: Hapje e shpejtë? Vatra të shumëfishta rishpërthimi të virusit

Sipas raportit, disa rajone dhe seksione të shoqërive janë më të prekshme. Këtu përfshihen fëmijë dhe të rinj të izoluar nga miqtë dhe shkolla, punonjës të kujdesit shëndetësor, të cilët shohin mijëra pacientë të infektuar e që humbin jetën prej Koronavirusit.
Raporti vëren se shumë njerëz janë të shqetësuar nga ndikimet e menjëhershme të shëndetit dhe pasojat e izolimit fizik, ndërsa shumë të tjerë kanë frikë nga infeksioni, vdekja dhe humbja e anëtarëve të familjes.

Kestel thekson se, miliona njerëz po përballen me trazira ekonomike, pasi kanë humbur ose janë në rrezik për të humbur të ardhurat dhe jetesën e tyre dhe keqinformimi i shpeshtë dhe thashethemet në lidhje me pandeminë dhe pasigurinë e thellë se sa do të zgjasë nxit shqetësimin dhe i bën njerëzit të ndihen të pashpresë për të ardhmen.

Raporti sygjeron se politikëbërësit duhet të ulin shtrëngimet mes qindra miliona njerëzve dhe të zbusin shpenzimet afatgjata sociale dhe ekonomike për shoqërinë”. Ata vlerësojnë se duhet të punohet për sigurimin e “shëndetit të menjëhershëm mendor”, përmes terapisë në distancë.

Sugjerimet janë për këshillim me telefon për punonjësit e vijës së parë shëndetësore, ndërsa me personat në depresion dhe ankth kërkohet punë proaktive.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0