Shëndeti mendor digjital tashmë ekziston, por si ta sigurojmë cilësinë e tij? - Business Magazine Albania

Shëndeti mendor digjital tashmë ekziston, por si ta sigurojmë cilësinë e tij?

Tani më shumë se kurdo, komuniteti global i shëndetit mendor duhet të kërkojë zgjidhje inovative për të kufizuar epideminë e dytë të shëndetit mendor që po përfshin botën. Shumëllojshmëria e zgjidhjeve ka krijuar një problem të ri, si mund të sigurohemi që teknologjia që po përdorim është e vërtetuar klinikisht, etike dhe efikase? WEforum ka bashkëpunuar me Deloitte për të krijuar një sërë standardesh për të verifikuar zgjidhjet digjitale të shëndetit mendor të quajtura Paketa e Qeverisjes Globale për Shëndetin Mendor Digjital.

-“Pavarësisht përparimeve të konsiderueshme që tregojnë se çfarë mund të bëhet për të parandaluar dhe trajtuar çrregullimet mendore dhe për të promovuar shëndetin mendor, efektet në botën reale ka qenë fatkeqësisht të ngadalta. Barra globale e sëmundjeve që i atribuohet çrregullimeve mendore është rritur në mënyrë të pashmangshme në të gjitha vendet në kontekstin e tranzicioneve të mëdha demografike, mjedisore dhe socio-politike. Mundësitë e reja duhet të vihen në përdorim, përfshirë ato të ofruara nga përdorimi inovativ i teknologjive digjitale për të ofruar një gamë të ndërhyrjeve të shëndetit mendor.”

Ky citim, nga Komisioni Lancet për Shëndetin Global Mendor, hedh dritë mbi gjendjen e rëndë të kujdesit shëndetësor mendor në të gjithë botën dhe flet për urgjencën e adresimit të mangësive. Fatkeqësisht, raporti nuk po përshkruan botën në të cilën jetojmë aktualisht nën hijen e COVID-19 sepse është i shkruar në 2018-ën.

Lexo: Shkenca thotë se kemi më shumë se 5 shqisa

Që nga lëshimi i tij, situata është përkeqësuar vetëm nga ndikimet e pandemisë COVID-19 në shëndetin mendor. Tani, madje edhe më shumë se më parë COVID-19, komuniteti global i shëndetit mendor duhet të kërkojë zgjidhje inovative për të kufizuar epideminë e dytë të shëndetit mendor që po përfshin botën.

Përfitimet e shëndetit mendor digjital

Zgjidhjet digjitale të shëndetit mendor po bëhen gjithmonë e më të dobishme se më parë duke pasur parasysh faktin se përkujdesja e të sëmurit nga afër është jashtëzakonisht e vështirë për t’u arritur. Nuk ka mungesë të zgjidhjeve të disponueshme: mbi 10,000 aplikacione në dyqanet Apple dhe Google Play pretendojnë të trajtojnë një lloj vështirësie psikologjike dhe lista nuk ndalet vetëm me aplikacionet.

Telefonat dhe kompjuterët u mundësojnë konsumatorëve të kenë akses në shërbime nga kudo në të gjitha orët, në krahasim me pritjen në rradhë dhe udhëtimin për të shkuar në takim. Pajisjet, të cilat vendosen në trup mund të vërejnë sjelljen, gjuhën, shprehjet e fytyrës dhe tonalitetin e zërit, duke krijuar të dhëna që zbulojnë një kuptim më të thellë të luhatjeve të përditshme në mirëqenien e një personi. Inteligjenca artificiale mund të bëjë diagnostifikime bazuar në këto të dhëna, duke krijuar mundësi të reja për të ndërhyrë në kohë. Realiteti virtual mund të simulojë skenarë të jetës reale që një pacient mund të hasë. Janë zhvilluar lojëra që mund të diagnostikojnë më saktë kushtet specifike, duke vëzhguar sjelljen dhe reagimet e një pacienti dhe trajtimet e kthyera në lojë janë më tërheqëse për fëmijët dhe të rriturit.

Përfitimet e shëndetit mendor digjital janë të qarta: rritje e aksesit dhe përballueshmërisë, më pak ekspozim ndaj diskriminimit, fuqizimi i konsumatorit dhe diagnostifikim i bazuar në të dhëna. Qeveritë dhe organet e sigurimeve janë të etur të sigurojnë këto shërbime për konsumatorët që kanë nevojë për inovacion, por shumëllojshmëria e madhe e zgjidhjeve ka krijuar një problem të ri: nga duhet të fillojë dikush kur ka kaq shumë mundësi? Si mund të sigurohen që teknologjia që ata po përdorin është e vërtetuar klinikisht, etike dhe efikase?

Lexo: Një majmun të cilit iu implementua Neuralink-u i Elon Musk tani luan ping-pong mjaft mirë duke përdorur mendjen e tij

Nevoja është e qartë dhe novatorët janë të etur të ‘tregojnë punën e tyre’ dhe të veprojnë brenda një kornize ku konsumatorët mund të besojnë se po marrin zgjidhje cilësore. Siç tha Yuri Marichich, Kryeshefe Mjekësore e Pear: “Ekziston një mundësi e madhe për të qenë në gjendje të ndihmojmë pacientët, nëse i bëjmë gjërat siç duhet… Por besimi te pacientët është shumë i rëndësishëm, besimi te siguruesit e kujdesit shëndetësor dhe paguesit është shumë i rëndësishëm. Dhe nuk mund të kesh besim nëse përpiqesh të anashkalosh të bërit gjënë e duhur”.

Paketa e Qeverisjes Globale për Shëndetin Mendor Digjital

Për të adresuar këtë çështje, Forumi Ekonomik Botëror ka bashkëpunuar me Deloitte për të krijuar një sërë standardesh për zgjidhjet digjitale të shëndetit mendor. Duke u bazuar në literaturën dhe përpjekjet e së kaluarës, Manuali i Qeverisjes Globale për Shëndetin Mendor Digjital kërkon t’u japë qeverive, rregullatorëve dhe organeve të pavarura të sigurimit mjetet për të krijuar dhe përshtatur politika që adresojnë shqetësimet kryesore etike, duke mbrojtur dhe fuqizuar konsumatorët, duke mundësuar më shumë zgjedhje për shëndetin e tyre mendor dhe inkurajimin e rritjes strategjike të shërbimeve të sigurta, etike dhe efektive të shëndetit mendor.

Duke u bazuar në letrën Empowering 8 Billion Minds, paketa u krijua duke hulumtuar rreth 200 studime rastesh të zgjidhjeve që kishin të paktën 10,000 përdorues, të dhëna nga Këshilli Global i të ardhmes së Shëndetit Mendor dhe një projekt pilot i drejtuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetit të Zelandës së Re dhe Shërbimin e Varësive.

Megjithëse projekti pilot i Zelandës së Re ka qenë një hap i shkëlqyeshëm, duhet ende shumë punë: inovacioni digjital nuk njeh kufij kombëtarë, po ashtu edhe sëmundjet mendore. Paketa kërkon të katalizojë një qasje globale për vendosjen e standardeve që do të përdoren nga qytetarë në të gjithë botën.

WEFORUM

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0