Shefi i Rezervës Federale: inflacioni dhe lufta ndaj tij do të sjellë dhimbje për familje dhe biznese - Business Magazine Albania

Shefi i Rezervës Federale: inflacioni dhe lufta ndaj tij do të sjellë dhimbje për familje dhe biznese

Shefi i Rezervës Federale

Jerome Powell, nga Rezerva Federale e SHBA, Jerome Powell, theksoi luftën me forcë të inflacionit, ende në nivelin më të lartë në katër dekada në SHBA. Por, ai paralajmëroi se lufta do të shkaktonte “dhimbje” për familjet dhe bizneset amerikane.

Në fjalimin e tij Powell tha se, rivendosja e stabilitetit të çmimeve mund të kërkojë mbajtjen e një qëndrimi politikash kufizuese për një periudhë, duke vënë në dukje se “Rekordi historik paralajmëron një qëndrim të fuqishëm kundër politikave të lehtësimit të parakohshëm”.

Inflacioni nuk po njeh ndalje si në SHBA dhe në Europë. Banka qendrore e SHBA rriti 75 pikë normën e interesit në një muaj. Poëell tha se një vendim për tjetër rritje “të pazakontë” në shtator do të varet nga të dhënat e ekonomisë dhe perspektiva në zhvillim.

Lexo: Inflacioni në eurozonë arrin rekord të ri në muajin gusht

Kreu i Fed pranoi gjithashtu kostot e uljes së inflacionit, ndërsa theksoi se “një dështim për të rivendosur stabilitetin e çmimeve do të nënkuptonte dhimbje shumë më të madhe”.

Por të gjitha masat për të ulur inflacionin do të shtojnë vështirësitë për familjet dhe biznesin.

Rritja e normave të interest është një politikë mbarëglobale, si kundërpërgjigje ndaj krizës. Banka Qendrore Europiane nisi rritjen e norms së interesit në korrik të këtij viti me 0.5% pas një dekade favorizim të konsumit.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0