Shefi ekzekutiv i Apple: Vendimi i gjykatës "diçka shumë e keqe për Amerikën." - Business Magazine Albania

Shefi ekzekutiv i Apple: Vendimi i gjykatës “diçka shumë e keqe për Amerikën.”


Reuters – Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, tha se nëse kompania e tij i bindet vendimit të gjykatës duke ndihmuar agjentët e FBI-së për dekriptuar iPhone 5C e atentatorit të San Bernardino do të ishte “diçka shumë e keqe për Amerikën”.

“Ca vendime janë të vështira, dhe ca të tjerë janë të drejta, dhe disa nga të dyja – ky rast i përfshin të gjitha këto,” tha Cook për ABC News gjatë një interviste. Ai shtoi se qeveria amerikane po kërkon diçka po aq të dëmshme sa kanceri dhe bëri të ditur se kishte në plan të komunikonte drejtpërdrejtë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama për të gjetur një rrugë më të mirë.

Apple publikisht ka njoftuar se planifikon të luftojnë vendimin e gjykatës ndërsa dita e Premte është e fundit për një përgjigje konkrete nga prodhuesi i iPhone.

Departamenti i Drejtësisë kërkon nga Apple që t’i ndihmojë për t’u qasur në një iPhone 5C duke shkruar një softuer i cili bën të mundur aplikimin fjalëkalimeve pafund pa bllokuar dhe fshirë çdo gjë nga telefoni.

Disa kompani teknologjike kanë dalë në mbrojtje të Apple ndërsa të tjerë nuk kanë ngritur fare zërin. Shefi ekzekutiv i Verizon, kompania numër një e telekomunikacionit në SHBA, tha se mbështet kauzën e Apple dhe është kundër aplikimit të një enkriptimi të fuqishëm pa asnjë mundësi cënimi.

 

/PCWorld Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0