SHBA-të mund të mos paguajnë dot borxhin e tyre në qershor - Business Magazine Albania

SHBA-të mund të mos paguajnë dot borxhin e tyre në qershor

Shtetet e Bashkuara mund të mbeten pa fonde për të paguar detyrimet e tyre të borxhit – duke shkaktuar një mospagim katastrofik – që në fillim të qershorit, tha të hënën Sekretarja e Thesarit Janet Yellen, ndërsa politikëbërësit diskutojnë për rritjen e tavanit të borxhit.

Javën e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve, e udhëhequr nga republikanët votoi për heqjen e kufirit kombëtar të huamarrjes, por vetëm me shkurtime drastike, pasi ata kërkuan një përballje me Presidentin Joe Biden, lidhur me shpenzimet e tepërta.

Por Biden ka refuzuar të pranojë shkurtimin e shpenzimeve për të rritur kufirin e borxhit.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara arritën kufirin e huamarrjes prej 31.4 trilion dollarësh në janar, Thesari ka marrë masa të jashtëzakonshme që e lejojnë atë të vazhdojë financimin e aktiviteteve të qeverisë.

Lexo edhe: 19 shtete kundër dollarit. A do ia dalin dot?

Nëse tavani i borxhit nuk ngrihet ose pezullohet nga Kongresi përpara se të shterojnë mjetet aktuale, qeveria rrezikon të mos paguajë detyrimet e pagesës, me pasoja të thella për ekonominë.

“Vlerësimi ynë më i mirë është se ne nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë të përmbushim të gjitha detyrimet e qeverisë deri në fillim të qershorit, dhe potencialisht deri më 1 qershor, nëse Kongresi nuk e ngre ose pezullon kufirin e borxhit përpara kësaj kohe,” tha Yellen në një letër drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy dhe liderëve të tjerë.

MSN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0