SHBA njofton rritjen e tarifave për shërbimet e Zyrës së Imigracionit

SHBA njofton rritjen e tarifave për shërbimet e Zyrës së Imigracionit

SHBA

Administrata Presidentit Trump të premten njoftoi se do të rrisë në mënyrë dramatike tarifat për shërbimet e imigracionit në shumë kategori, përfshirë vendosjen për herë të parë të një tarife për aplikimet për azil dhe një rritje prej 80 për qind për procesin e marrjes së shtetësisë.

Struktura e re e tarifave, e njoftuar nga Zyra amerikane e Imigracionit (USCIS), pritet të hyjë në fuqi më 2 tetor. Kostoja e aplikacioneve për marrjen e shtetësisë  do të rritet nga 640 në 1,160 dollarë. Do të ketë gjithashtu një tarifë prej 50 dollarësh për azilkërkuesit.

Agjencia, e cila ka mbyllur zyrat dhe ka pezulluar shumicën e shërbimeve gjatë pandemisë, ka thënë se po përballet me një mungesë të konsiderueshme të të ardhurave që mund të shkaktojnë pushime të përkohshme të personelit nga puna. Në fillim të këtij viti, Zyra e Imigracionit kërkoi nga Kongresi 1.2 miliard dollarë fonde urgjente.

Lexoni: Apple shtyn lançimin e iPhone12

“USCIS është e detyruar të shqyrtojë shpenzimet hyrëse dhe dalëse dhe të bëjë ndryshime bazuar në atë analizë,” tha Joseph Edlow, zëvendësdrejtori për politika i Zyrës amerikane të Imigracionit (USCIS), në një deklaratë për shtyp. Ai shtoi, “Këto ndryshime të vonuara të tarifave janë të domosdoshme për të administruar në mënyrë efikase dhe të drejtë sistemin e ligjshëm të imigracionit, për të siguruar vendin dhe për të mbrojtur amerikanët.”

Sipas Zyrës së Imigracionit, rregulli i ri mbështet pagat, teknologjinë dhe operacionet për të përmbushur misionin e saj.

Ekspertët thanë se Shtetet e Bashkuara tani i bashkohen Iranit, Fixhit dhe Australisë në vendosjen e një tarife për azilkërkuesit. Aaron Reichlin-Melnick, këshilltar politik në Këshillin Amerikan të Imigracionit, një organizatë jofitimprurëse në Uashington që mbështet imigrantët, kritikoi barrën e shtuar financiare për të sapoardhurit, të cilët gjithashtu duhet të paguajnë një tarifë për lejen fillestare të punës./VOA

Lexoni: Greqia shtyn hapjen e kufijve me Shqipërinë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0