SHBA mbështet me 100 milionë euro Italinë - Business Magazine Albania

SHBA mbështet me 100 milionë euro Italinë


Si për individët e bizneset edhe për shtetet vlen i njëjti rregull. Kush të gjendet në kohë të vështira?

Coronavirus po nxjerr në pah në mënyrë të dukshme marrëdhëniet, solidaritetin (edhe atë të munguar) dhe si po përballet secili vend me një situatë të tillë të pazakontë.

Italia është një prej shteteve të prekur më shumë nga Covid 19 dhe edhe pse e papërgatitur për një situatë të tillë, mes vështirësh të mëdha nuk u gjunjëzua. Mbështetjet, të kërkuara kryesisht në insitutcionet qëndrore të BE-së, po e gjen tek vende të tjera të largëta, apo edhe të vogla si Shqipëria.

Të gjithë e pamë vlerësimin e kryeministrit italian, përfaqësuesve të opozitës, figurave të njohura të artit dhe mediat për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve tanë.

Sot Italia ka marrë një mbështetje prej 100 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetë SHBA po futet gjithashtu në vështirësi të madhe shëndetësore e sociale. Vendi ka tashmë numrin më të madh të të infektuarve në Botë.

Edhe kur je në kushte të vështira mund t’i japësh dorën dikujt që gjendet edhe më në vështirësi se ty. Italia e bëri vetë këtë pak ditë më parë. Ndërsa kishte një bilanc lufte me mbi 700 të vdekur në ditë nga Covid, ajo dërgoi mbështetje në Kroaci, Zagreb kur me 22 Mars, u godit nga një tërmet i fortë me dëme materiale.

Lexo: Shqipëria dërgon mjekë e infermierë në Itali

Presidenti Donald Trump ka theksuar se, Italia po kalon një periudhë të vështirë.

Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka shkruar në Twitter rreth bisedës miqësore të zhvilluar me Trump. Ai shprehu mirënjohje për solidaritetin dhe mbështetjen e miqve amerikanë”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0