Presidenti i SHBA Joe Biden është paralajmëruar se do të propozojë rritje taksash për më të pasurit. Propozimi do të rrisë nivelin më të lartë margjinal dhe do të rrisë taksat mbi fitimet e investimeve për të pasurit. Rritja e taksave synon uljen e pagesave të kujdesit për fëmijët dhe arsimimin.
Lajmi nxiti transaksione të mëdha në Wall Street, me tregues që ranë gjatë të enjtes. Shtëpia e Bardhë tha se Plani Amerikan i Familjes, që pritet të prezantohet javën e ardhshme, nuk do të prekë familje me më pak se 400,000 dollarë të ardhura në vit.
Sipas propozimit për rritje taksash, mbi këtë nivel të ardhurash, taksa kalon nga 37% në 39.6%. Kjo masë vjen pas uljes së taksës së të ardhurave për të pasurit nga Donald Trump në vitin 2017. Në plan është edhe dyfishimi i taksës mbi fitimet e kapitalit duke edhe atë në 39.6% për ata që fitojnë mbi 1 milion dollarë.
Lexo: Ish-kreu i CDC-së amerikane rihap debatin: Pse Koronavirusi ka origjinën nga një laborator
Është një rritje dramatike nga norma aktuale prej 20%. Në disa shtete që e vendosin vetë taksën e fitimeve të tyre kapitale, fatura totale me të cilën mund të përballen disa investitorë mund të kalojë 50%.
Pritshmëritë janë që plani të kundërshtohet fort në Konges nga republikanët, ndërsa edhe mes disa demokratëve nuk do të gjejë mbështetje.
Ndërkohë, lajmi ka shkaktuar luhatje në tregjet e kapitalit. Doë Jones Industrial Average ra 420 pikë ndërsa indeksi i Nasdaq ra me 0.9%.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.