Sfidat më të shpeshta të një drejtuesi

Sfidat më të shpeshta të një drejtuesi


Udhëheqja nënkupton kontaktin mes njerëzve, diskutimin e problematikave të lidershipit dhe zgjidhja që mund t’ju japim atyre. Inteligjenca emocionale bën dallimin e drejtuesve të jashtëzakonshëm nga ata më pak të suksesshëm.

Drejtuesit gjithmonë kërkojnë të japin përgjigje në bazë të analizimit të rezultateve dhe gjithmonë përfshijnë njerëzit në zgjidhjen e problemeve. E  gjithë kjo bëhet për të arritur rezultatet dhe objektivat e vendosura prej tyre. Sfidat janë të përditshme, por në këtë artikull do të lexoni tre sfidat më të shpeshta me të cilat një udhëheqës apo drejtues lufton çdo ditë:

Mosmenaxhimi në mënyrën e duhur i diskutimeve në mbledhje
Konflikti është diçka normale mes njerëzve apo një një debat. Të mësoni të menaxhoni konfliktet më shumë sesa ti shmangni ato, është thelbësore në mbajtjen e një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Menaxhimi i konflikteve në vendin e punës kërkon që ju të mbani një qëndrim objektiv dhe të jeni realist. Ju nuk duhet të fajësoni askënd për aq kohë sa nuk jeni të sigurtë për atë që po ndodh.

Lexo: Sfidat e grave në bujqësi

Mungesa e unitetit mes skuadrave
Skuadrat kanë nevojë të punojnë së bashku në mënyrë efikase, kanë nevojë të bashkëpunojnë dhe të kenë një frymë pozitive në grup.  Nëse kjo do të jetë në rregull parimisht, atëherë edhe drejtuesi e ka më të lehtë menaxhimin dhe drejtimin. Në të kundërt gjëra nuk do të jenë në favorin e tyre. Paragjykimet, thashethemet dhe politikat e zyrës prekin shumë kompani dhe përpjekjet pozitive të grupit ndihmojnë në reduktimin e gjykimeve dhe konflikteve. Një strategji e çmuar në këto situata është bashkimi i skuadrës për të ndarë ide dhe për të krijuar një mjedis koherent. Këto objektiva do të ndihmojnë në krijimin e besimit mes punonjësve, në pjesën më të madhe të vendeve të punës. Drejtuesit dhe menaxherët duhet të marrin në konsideratë edhe mundësinë e ndërtimit të “pranisë së tyre ekzekutive”, përmes trajnimit dhe mjeteve të tjera, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për të krijuar dhe për të menaxhuar skuadra të unifikuara.

Realizimi i objektivave
Realizimi i objektivave është edhe mbyllja me sukses e një dite të lodhshme. Një person me produktivitet të lartë mund t’i konsiderojë të tjerët si më pak të motivuar kur, në fakt, duan të jenë veç të jenë të kujdesshëm, të orientuar kah konsensusi dhe sistematikë. Përgjithësisht skuadrat janë më të motivuara kur marrin përshtypje positive. Kjo rrit përqëndrimin në punë  dhe si rrjedhojë edhe në rezultate. Përpiquni që të mos kontrolloni në çdo detaj dhe të tregoheni të duruar me veten dhe të tjerët. Qëndroni të përqendruar te rezultati dhe bëhuni më strategjik në arritjen e objektivave tuaj. Zgjidhni fjalët me kujdes. Nëse e bëni këtë, nuk do të keni sukses me forcën apo fuqinë e perceptuar, por me durim dhe një komunikimi më të vetëdijshëm.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0