“Sfida IDEA”, Trajnimi në Elbasan dhe Faza e Selektimit, Rrugëtimi vijon me 120 konkurrentë

“Sfida IDEA”, Trajnimi në Elbasan dhe Faza e Selektimit, Rrugëtimi vijon me 120 konkurrentë


Në fazën e parë të trajnimeve në Elbasan morën pjesë rreth 50 sipërmarrës të rinj nga Tirana, Elbasani, Cërriku, Përrenjasi, dhe Librazhdi. Idetë e tyre të biznesit përfshijnë sektorë si bujqësia, agro-përpunimi, turizmi, tekstile shërbime, ndër të cilat: kultimivi i shafranit, prodhim fidanësh dhe farëra bujqësore, organizim eventesh, marketing online, veshje të personalizuara me detaje, qendër kursesh profesionale, etj.

Përmes ushtrimeve praktike, aplikantët përjetojnë situata reale biznesi, duke nxitur kështu edhe reflektimin për vendimin që do të marrin për të zgjidhur një situatë të vështirë. Pse jo, edhe një kompleks situatash.

Trajnimi“Bëhu vetë sipërmarrës” (në videon më poshtë) trajton çështjet lidhur me karakteristikat personale të një sipërmarrësi, marrja e përgjegjësive, mësimi nga dështimi, këmbëngulja, kreativiteti, etj. Eksperti ligjor ka informuar pjesëmarrësit mbi paketën ligjore për biznesin, strukturat dhe detyrimet ndaj palëve dhe ndaj shtetit.

Mbi 400 sipërmarrës të rinj kanë marrë pjesë në fazën e parë të trajnimeve IDEA në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Shkodër, Korçë dhe Fier.

120 prej tyre do të vazhdojnë “SFIDA IDEA”. Përzgjedhja është bazuar në disa kritere si idea e biznesit, niveli i përfshirjes aktive, cilësia e kontributeve gjatë diskutimeve, aftësitë personale sipërmarrëse. Pjesëmarrësit ndihen shumë entuziastë për të vazhduar rrugëtimin në “Sfidën IDEA”. Ata do të përfitojnë trajnim për kompetencat e avancuara të biznesit, këshillim dhe mentorim nga biznesmenë të suksesshëm vendas dhe të huaj. Në vjeshtë ata do të kenë gati planin e tyre të biznesit dhe mund të fillojnë apo zgjerojnë biznesin e tyre.

“IDEA +” do të jetë mundësia për të gjithë personat që nuk do të mund të vazhdojnë “Sfida IDEA”. Ata do mund të përfitojnë nga 5 ditë trajnim për të konsoliduar idenë e biznesit dhe zhvilluar planin e biznesit, të pa shoqëruar me seanca këshillimi dhe mentorim.

Për më shumë mund të shikoni videon: 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0