Sfida Bibliotech, një nismë për fëmijët dhe të rinjtë e kryeqytetit - Business Magazine Albania

Sfida Bibliotech, një nismë për fëmijët dhe të rinjtë e kryeqytetit

Sfida Bibliotech

Bashkia e Tiranës prezanton nismën “Sfida Bibliotech”. Një konkurs kombëtar i teknologjisë për fëmijë dhe të rinj, vjen për t’i inkurajuar të zhvillojnë ide teknologjike dhe inovative për çështje dhe sfida që prekin bashkëmoshatarët dhe komunitetin e tyre, t’i përgatisë ata për vendin e punës në të ardhmen duke rritur aftësitë e tyre dixhitale dhe të sigurisë në internet.

Ky konkurs organizohet nga Bashkia e Tiranës dhe UNICEF Shqipëri në kuadër të iniciativës së programit “BiblioTech” të Bashkisë Tiranë dhe UNICEF.

Konkursi do të angazhojë fëmijët 8-18 vjeç në krijimin e ideve, gjenerimin e ideve, zhvillimin dhe sjelljen në jetë të koncepteve teknologjike dhe inovative përmes argëtimit, mësimit emocionues dhe prezantimit.

26, 27 dhe 28 shkurt 2021 do të jenë tre ditë emocionuese, ku fëmijët dhe të rinjtë do të zhvillojnë dhe prezantojnë konceptualizimin e ideve teknologjike në mjediset e Parkut Olimpik.

Si do të funksionojë? – Të rinjtë mblidhen, ndajnë mendime dhe punojnë në ekipe ose individualisht për prezantimet e tyre për t’i paraqitur përpara një jurie profesionale.

Çmimet: Konkursi ka parashikuar 3 fitues për vendin e parë për grupmoshat e mëposhtme:

– Vendi i parë për inovatorët 8-11 vjeç

– Vendi i parë për inovatorët 11-15 vjeç

– Vendi i parë për inovatorët 15-18 vjeç

Kjo sfidë është krijuar për fëmijët dhe prandaj ata pritet të vijnë me ide dhe prezantime sa më cilësore. Idetë e tyre do të vlerësohen duke marrë në konsideratë faktorë të tillë si, krijueshmëria e idesë, problemi që zgjidh, vlera e krijuar dhe cilësia në vija të përgjithshme.

Lexo: Kjo është formula për të qenë i suksesshëm, Valer Pinderi në Bibliotech

Bëhu pjesë e konkursit ose lajmëro dikë që mund të ketë dëshirë, pasion apo talent për një sfidë të tillë, duke klikuar në këtë LINK

Për më shumë detaje shih më shumë edhe në rrjetet sociale, Facebook Twitter Instagram të “Sfida Bibliotech”.

Për një koordinim sa më efektiv, vlerësohet konfirmimi i pranisë brenda datës 15 shkurt 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0