Kjo është formula për të qenë i suksesshëm, Valer Pinderi në Bibliotech - Business Magazine Albania

Kjo është formula për të qenë i suksesshëm, Valer Pinderi në Bibliotech

Të mërkurën, në datën 11 Nëntor në ambjentet e Bibliotech “Musine Kokalari”, ishte i ftuar Valer Pinderi, themelues i NetTrade Albania.

“Si nëpërmjet internetit një i ri siguroi të ardhmen e tij” ishte tema për të cilën u diskutua në këtë takim me të rinjtë. Pinderi tregoi për eksperiencën e tij të gjatë në biznesin online, ku u ndal te disa pika kyçe të cilat kishin ndikuar për mirë dhe për keq në ecurinë e tij drejt suksesit.

Valer Pinderi i ftuar në LiveME, ndiqe këtu

“ ’You have enough, you need enough, you are enough’ , ishte një shprehje që e dëgjova në një audiobook dhe më mahniti, sepse deri atëherë nuk kisha dëgjuar dikë tjetër të ma thoshte”. Kjo qe një indicie shumë e mirë për Valerin, i cili vazhdoi pas kësaj të bënte atë që donte me atë që kishte. Ai mendoi ndryshe nga të tjerët dhe përtej të zakonshmes duke nisur një biznes që ishte i panjohur deri në atë kohë në Shqipëri, Dyqan Taxi, e cila u kthye ndër platformat më popullore të shitjeve online. 2 vite më parë Dyqan Taxi merr një formë dhe një vizion të ri, duke u quajtur Aladini.

Ditën e djeshme u festua dhe 9-vjetori i kësaj platforme dhe i rrugëtimit të Valerit në sipërmarrje. Ai u përpoq që të gjithë përvojën e tij ta kthente në këshilla të vlefshme për sipërmarrësit e rinj. Valeri ndau me pjesëmarrësit një “formulë” për sukses, që ai e kishte krijuar në bazë të eksperiencës së këtyre viteve.

Ndiqe të plotë takimin me Valer Pinderin këtu

Ndër të tjera, Valeri tregoi për organizimin e Panairit Online të Librit, temë për të cilën do të flitet në episodin e radhës të LiveME Show & Podcast nga Kristi Kumria, ku i ftuar do të jetë vetë Valer Pinderi.

Ndiqni episodin e radhës të LiveME këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0