Pavarësisht se gjendemi akoma në mesin e sezonit turistik veror, të gjithë sytë ndodhen te fakti nëse ky sezon turistik po përmbush pritshmëritë pas një viti pandemik. Industria e turizmit ndodhej në një gjendje kritike dhe me një nevojë imediate për një sezon turistik, ku pushuesit të ishin prezentë dhe të shpenzonin një buxhet mbi mesatarin në mënyrë që sezoni turistik “t’ia vlente”. Pavarësisht se akoma nuk kemi statistika të qarta të sezonit deri më tani, dallohet që vendi kishte qenë i etur për turistë dhe hotelet “fully booked” janë një shenjë e një sezoni të suksesshëm.
Albacademy nëpërmjet trajnimeve në sektorin e Hotelerisë ka patur mundësinë për të prekur më nga afër realitetin dhe ndryshimet e ndodhura në këtë sektor. Ne si një nga aktorët që ndikon në cilësinë e një sezoni turistik, një sezon i “suksesshëm” nuk është baraz me një sezon me prurje të larta turistësh. Janë katër veçori kyçe që ne shohim në këndvështrimin tonë për të quajtur një sezon të suksesshëm: raporti cilësi – çmim, cilësia e shërbimit dhe siguria.
Një ndër karakteristikat kryesore dhe më të dukshme është që klienti është shumë më i vëmendshëm ndaj detajeve që më parë nuk ishte. Detaje këto të orientuara në higjenën e hotelit dhomës, shërbimit, teknologjisë së përdorur në hotel etj.
Në rast se do të mendonit në këndvështrimin e një klienti, në momentet e para kur vendosni të rezervoni për pushimet në një hotel, shikoni foto që përshkruajnë komoditetet e hotelit, arkitekturën, afërsinë me detin etj. Ama kur filloni pushimet në atë hotel, përshtypja e parë merret që në momentin e kontaktit të parë në recepsion e më vonë deri te detajet e pastrimit të një dhome.
Lexo: Kaosi i udhëtimit do të zgjasë përtej verës
Këtu kuptojmë rëndësinë që merr vërtetësia e një fushate marketingu, a përcillet vërtet kjo vlerë që ne marketojme te klientet? Pushimet do të jenë vërtetë aq të mrekullueshme në hotelin tuaj? Apo mund të ndodhë që recepsionistët të mos jenë aq të sjellshëm, dhoma të ketë vazhdimisht probleme me pastrimin, peshqirët e pastër të mungojnë nga lavanteria, pjatat në restorant vonohen?
E di, probleme të dëgjuara…
Një strategji e mirë marketingu do të përfshinte çdo detaj te hoteli jo vetëm arkitekturën, por dhe higjenën, sigurinë, punonjësit.
Ajo çfarë vëmë re është që mungesat dhe problemet më të mëdha vijnë nga fakti që stafi nuk ka një përvojë të mëparshme në këtë sektor, njohuritë janë shumë të pakta, pavarësisht se të gjithë përpiqen të bëjnë më të mirë me “aq sa dinë”.
Ndryshimi pas çdo trajnimi që ne kryejmë në hotele është shumë i dukshëm, por më i rëndësishëm është fakti që stafi rritet gradualisht në vendin e punës. Nëse do të flisnim për një recetë të suksesshme do të thonim që është kombinimi i mirë është të mësuarit në praktikë, personalizimi i trajnimeve me veçoritë e hotelit dhe nivelin e stafit. Prania e një ekipi profesional trajnues në hotelin tuaj bën të mundur që ndryshimet dhe përmirësimet të ndodhin gradualisht dhe në mënyrë organike.
Por a do te ishte i suksesshëm një hotel pa një staf menaxherial që arrin të krijojë dhe aplikojë strategjinë e duhur në çdo sezon? Besoj që të gjithë në këtë pikë jemi dakord që JO. Në mënyrë që çdo procedurë të funksionojë siç duhet në hotelin tuaj, duhet mirëmenduar një strategji veprimi për secilin nga departamentet. Një menaxhim i mirë arrin të përcillet në çdo shkallë hierarkike dhe suksesi do te ishte i pashmangshëm. Ka një rëndësi kritike për hotelin që menaxheri të ketë formimin e duhur dhe të ketë njohuritë më të fundit rreth hotelerisë. Një hotel pa një menaxhim të mirë do të ishte si “një anije pa vela” që nuk arrin dot të ikë në drejtimin e duhur.
Lexo: Ja çfarë Richard Branson dhe Warren Buffett zbulojnë rreth markës personale
Duke parë nevojën e hoteleve të studiuara është vënë re që janë të domosdoshme, shpejt, trajnimi dhe edukimi i stafit menaxherial, të housekeeping, shërbimi (kamarierë, shef salle), recepsion. Këto nevoja janë urgjente pasi drejtpërdrejtë do të ndikojnë në review-të e marra, referimet pozitive apo negative dhe në turizmin e qëndrueshëm.
Mbetet për t’u parë si do të vijojë ky sezon turistik, por nëse do të jepnim një këshillë për një vijimësi të mbarë do të ishte të shohim më afatgjatë vendimet që po marrim në këtë sezon. Nuk është çështja të kalojmë dhe fitojmë këtë sezon, por dhe të kemi një sukses e rritje afatgjatë. Investimi me kthimin më të mirë mbetet ai në kapitalin njerëzor, pasi të garanton një sukses të vazhdueshëm.
Mobile: +355674010045
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.