Seria Samsung Galaxy Z– një tjetër zgjedhje e mirë biznesi - Business Magazine Albania

Seria Samsung Galaxy Z– një tjetër zgjedhje e mirë biznesi

Samsung Galaxy Z

Smartphone-t po ndryshojnë me shpejtësi mënyrën se si miliona individë në mbarë globin po zhvillojnë bizneset e tyre. Ata kanë potencialin për të rritur pothuajse çdo aspekt të jetës sonë personale dhe profesionale. Inovacionet celulare po na çojnë drejt niveleve më të reja të lidhjes dhe produktivitetit. Duke ndjekur këtë ritëm, Samsung solli një risi në fushën smartphone-ve me prezantimin e Galaxy Z Fold3 5G dhe Galaxy Z Flip3 5G.

Lehtësoni punën tuaj edhe kur jeni në lëvizje

Stili i përshpejtuar i jetesës dhe zhvillimi i shpejtë i teknologjisë kanë rezultuar në nevojën për të kthyer përgjigje shpejt, për të  reaguar menjëherë dhe për të zgjidhur probleme. Laptopin nuk e kemi gjithmonë në dispozicion, por pikërisht në ato momente vjen një situatë ku ne duhet të bëjmë punën tonë menjëherë. Një tipar domethënës i pajisjeve të reja Galaxy Z është sigurisht Flex Mode, e cila lejon produktivitet maksimal dhe mundësinë e kryerjes së disa detyrave njëkohësisht pavarësisht se ku ndodheni. Taskbar i ri do të mundësojë kalimin më të lehtë midis aplikacioneve pa u kthyer në ekranin bazë dhe Multi-Active Window mund të krijojë  hapësirë për deri në tre aplikacione.

Këto veçori janë vërtet tërheqëse për sipërmarrësit që duhet të kontrollojnë disa punë njëkohësisht. Së fundmi, është një zgjidhje shumë e mirë për mjedisin tuaj të punës sepse, për shembull, në Galaxy Z Fold3 mund të hapni e-mailet tuaj në të njëjtën mënyrë si në desktopin tuaj. Gjithashtu, mund të bashkoheni në një video call në ekranin e sipërm të pajisjes ndërsa kontrolloni shënimet e takimit në pjesën e poshtme.

Ndiqni hapin e ndryshimeve të fundit

Bota e biznesit karakterizohet nga ndryshime të vazhdueshme dhe Samsung ka konfirmuar se di ta ndjeki hapin e tyre. Një tjetër risi e pajisjeve të serisë Z është standardi i rezistencës ndaj ujit IPX8, i cili i siguron përdoruesit fleksibilitet, qetësi dhe liri më të madhe. Fakti që është bërë nga materiali shumë i fortë Armor Alumini, tregon se këto smartphone janë ndërtuar për të qëndruar. Përveç kësaj, Galaxy Z Fold3 dhe Z Flip3 janë të pajisur me xham mbrojtës Corning® Gorilla® Glass Victus i cili mbron pajisjen tuaj nga të gjitha gërvishtjet dhe rrëzimet e paparashikuara në mënyrë që ekrani të jetë më se i sigurt. Gjithashtu, jetëgjatësia e bateritë 4,400 mAh e Galaxy Z Fold3 dhe  3,300 mAh e Galaxy Z Flip3 janë projektuar për të siguruar që të gjitha detyrimet dhe sfidat e biznesit të përmbushen.

Mbështet  S Pen

Në aktivitetet e përditshme të biznesit vazhdimisht duhet të mbahen shënime, të shkruash një ide që të vjen në mendje ndërsa je në trafik ose të modifikosh një listë të detyrave të përditshme. Me serinë e re të smartphone-ve Galaxy Z vijnë shumë surpriza të këndshme dhe njëra prej tyre është që Samsung ka sjellë teknologjinë e saj të dashur të serisë Note në Z Fold3 – S Pen. Ky është gjithashtu stilolapsi i parë S që mund të përdoret në një pajisje të palosshme dhe do të sjellë një përvojë krejt të re të përdoruesit. S Pen për Z Fold3 vjen në dy opsione: S Pen Fold Edition dhe S Pen Pro të cilat janë krijuar posaçërisht për të mbrojtur ekranin kryesor.  S Pen do t’ju lejojë të bëni gjithçka më shpejt dhe pa stres.

Lexoni më shumë rreth përfitimeve që smartphone-t e palosshëm sjellin në jetën tonë të përditshme në https://www.samsung.com/al/ .

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0