Seria revolucionare Samsung Galaxy S20 prezantohet në Tiranë

Seria revolucionare Samsung Galaxy S20 prezantohet në Tiranë


 

Pas lançimit zyrtar në San Francisco, seria më spektakolare e Samsung deri më sot, Galaxy S20, u zbulua zyrtarisht ditën e sotme, në 26 shkurt, në Tiranë.

Eventi mblodhi figura të mirënjohura të medias, biznesit dhe teknologjisë për të kremtuar dekadën e re të inovacionit që Samsung çel për përdoruesit. Të ftuarit në ABA 21 ishin të parët që panë nga afër teknologjinë e pashembullt në linjën e parë plotësisht 5G të Samsung Electronics, që do të ndryshojë mënyrën se si përdoruesit përjetojnë botën. E ndërtuar për të ardhmen, seria Galaxy S20 prezanton një arkitekturë krejt të re të smartphone-ve që ndërthur teknologjinë AI, një sistem revolucionar kamerash, bateri dhe performancë të fuqishme.

“Viti që lamë pas shënoi 50 vjetorin e Samsung Electronics. Ajo çka filloi si prodhimi i televizorit bardhë e zi pesë dekada më parë, tani ka evoluar në një pozicion lider në industrinë e elektronikës të konsumit. Ne vazhdojmë me vizionin e guximshëm për të lidhur njerëzit në të gjithë botën me pajisjet tona – kjo është ajo që na frymëzoi për të krijuar pajisjet e pashembullta Galaxy S20,” tha  z. Elion Balla, përfaqësues i Samsung për Shqipërinë gjatë eventit lançues në Tiranë.

“Mundësi të reja fillojnë këtu, tani, teksa lançojmë epokën e re të inovacionit celular,” u shpreh z. Matthew Jinkyu Jeon, President i Samsung Electronics për Adriatikun. Në video prezantimin e tij, miq, bashkëpunëtorë të ngushtë, partnerë mediatik të Samsung dhe influencierë nga bota e biznesit, teknologjisë dhe lifestyle, u prezantuan me formacionin e gjeneratës tjetër që transformon jetën e njerëzve, një demonstrim i qartë i angazhimit të Samsung për inovacion të avancuar inxhinierik – që bota të bëjë gjërat që dëshiron më mirë.

Telefonat e rinj Samsung – S20 , S20+ dhe Ultra – marrin drejtimin në 5G, kamerë dhe zmadhim, regjistrim video 8K, ekranet 120Hz dhe më shumë. Me serinë e re S20, Samsung fuqizon konsumatorët të bëjnë gjerat që duan edhe më mirë. I ndërtuar rreth përvojës revolucionare të fotografisë, Galaxy S20 prezanton një sistem plotësisht të ri kamerash – të mundësuar nga AI dhe me sensorin më të madh të imazhit të Samsung – për të sjellë më të mirën në çdo imazh dhe çdo moment. Me Video Snap revolucionar 8K, lidhje 5G dhe Space Zoom ​​deri në 100 herë, mënyra sesi kapni dhe ndani jetën tuaj nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Për më tepër, ju mund të zgjidhni midis tre telefonave elegantë të dizajnuar rreth një përvoje revolucionare të kamerës: Galaxy S20, S20+ dhe S20 Ultra. 64 MP në Galaxy S20 dhe S20+ dhe 108 MP në Galaxy S20 Ultra ju lejojnë të zmadhoni përsëri e përsëri. Seria S20 thyen barrierat ekzistuese të fotografisë duke ju dhënë miliona piksel më shumë në secilën foto. Që do të thotë, për herë të parë ndonjëherë, ju mund të zmadhoni për të kapur detaje që nuk i keni vënë re kurrë më parë.

Diçka tjetër që spikat në linjën S20 janë bateritë tepër të fuqishme, maksimalisht në 5000mAh. Ato janë gjithashtu inteligjente, duke u përshtatur me rutinën tuaj të përdorimit celular për të kursyer energji, kështu që ju mund të transmetoni, luani, bisedoni dhe shkruani për orë të tëra përpara se t’ju duhet të karikoni pajisjen tuaj.

Me një procesor të fuqishëm 7nm dhe deri në 16 GB RAM, seria spektakolare Galaxy S20 vjen me Inteligjencë Artificiale të përparuar, të integruar dhe të shpejtë që lejon përdoruesit të hapin aplikacionet e tyre të preferuara menjëherë. Telefonat inteligjentë kanë një memorie të brendshme deri në 512 GB, të zgjerueshme në 1.5TB me një microSD. Ekrani Infinity-O premton video të qarta dhe përgjigje të shpejtë të prekjes për performancë superiore të lojërave, dhe shkalla mbresëlënëse e rifreskimit 120Hz ofron navigim të përsosur. Modelet gjithashtu përmbajnë zbulimin ultrasonic të gjurmëve të gishtërinjve dhe rezistencën e ujit deri në 1.5 metra për deri në 30 minuta.

Samsung i njeh mjaft mirë konsumatorët e tij, ndaj është siguruar që linja e re të jetë e pajisur me veçoritë më të mira që përdoruesit besnikë të Galaxy presin dhe meritojnë. Galaxy S20 mbrohet nga Knox, platforma e sigurisë celulare, lidere e industrisë, që mbron pajisjen nga niveli i çipit deri në nivelin e softuerit. Galaxy S20 gjithashtu përmban një procesor të ri, të sigurt, i cili mbron nga sulmet e bazuara në harduer.

Galaxy S20, Galaxy S20 + dhe Galaxy S10 Ultra do të jenë në dispozicion në dyqane nga 13 Mars 2020 në tregjet e zgjedhura. Porositjet paraprake online kanë filluar. Nëse rezeroni modelet Galaxy S20+ ose S20 Ultra, ju do të përfitoni edhe kufjet wireless Galaxy Buds+. Çmimi fillon nga ALL 111.999 për Galaxy S20, ALL 123.999 për Galaxy S20+, dhe ALL 167.999 për Galaxy S20 Ultra.

Për më shumë informacion mbi Galaxy S20, vizitoni faqen, klikoni këtu ose këtu . Për informacion mbi porositë paraprake, ju lutem vizitoni linkun këtu .

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe është modeli i së ardhmes me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0