Seminar Motivues “Mirënjohja dhe Vetëmotivimi”


Elidona Lamnica dhe Alfred Muharemi organizonjnë seminarin motivues me temë: “Mirënjohja dhe Vetëmotivimi!”

Qëllimi i këtij eventi është Inspirimi juaj dhe Bamirësia për fëmijët në nevojë.

Secili nga ne jemi Potencial !

Duhet të kuptojmë ketë fakt dhe të jetojmë për të Zbuluar dhe Zhvilluar më tej Potencialin tonë.

Të qënit Falenderues dhe Mirënjohës për jetën e gjithçka që kemi, padyshim do të sjellë akoma më shumë begati tek ne.

Të kesh Mendësinë e bollëkut e jo “skamjes”
Të përqëndrohesh tek e mira
Të kesh nje mendje Pozitive dhe të Fortë
Të jesh entuziast dhe këmbëngulës

Këto karakteristika na bëjnë ne të arrijmë më të mirën tonë. Të përmirësohemi çdo ditë.
Të realizojmë Potencialin apo Misionin tonë !

Të ftuarit do të jetë nga të gjitha fushat, kryesisht personazhe të dashur publik.

Xhoi Jakaj
Shkelzen Kelmendi
Edlira Çepani
Erion Kristo
Valentina Telhaj
Alfred Muharremi
Leons Hasani
Mirjeta Hasani
Laidi Ferruni
Mimoza Hajdarmataj
Aida Goga
Elidona Lamnica

APLIKO në linkun: http://bit.ly/2EEdDkC

Eventi realizohet pranë Tirana International Hotel, me 26 Janar 2019, ora 17 00 – 19 00!

Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë Vlerësimi!

Informojmë se seminari ka një pagesë:

1 – Për të rriturit 1500 lekë
2- Për studentët 1000 lekë
3 – Për individët që nuk kanë mundësi, por dëshirë për pjesëmarrje nuk ka pagesë.

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale