SEMINAR III - "Tregtia Elektronike" - TRANSFORMIMI DIGJITAL - Business Magazine Albania

SEMINAR III – “Tregtia Elektronike” – TRANSFORMIMI DIGJITAL

TRANSFORMIMI DIGJITAL

𝗘𝗸𝗶𝗽𝗶 𝗶 𝗕𝗘𝗥𝗭𝗛 𝗽𝗲̈𝗿 “𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗕𝗶𝘇𝗻𝗲𝘀𝗲𝘁 𝗲 𝗩𝗼𝗴𝗹𝗮” 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗻𝗲𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁 𝗺𝗲 𝗦𝗵𝗼𝗾𝗮𝘁𝗲̈𝗻 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗧𝗜𝗞 (𝗔𝗜𝗧𝗔) 𝗱𝗵𝗲 𝗕𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗣𝗿𝗼𝗱𝗵𝘂𝗲𝘀𝘃𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈ kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në workshopin online të 3-të, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të NVM-ve mbi përfitimet e transformimit digjital të operacioneve të biznesit. 

Ky seminar do të organizohet më datë 14 Korrik 2021, prej orës 10:00  – 12:00, nga trajneri kryesor z. Gjergji Guri, Sipërmarrës/Drejtor Ekzekutiv i Facilization dhe përqëndrohet tek Tregtia Elektronike, me temat si më poshtë:

  • Çfarë është tregtia elektronike?
  • Elementet e tregtisë dhe roli i bankës;
  • COVID-19, impakti te tregtia elektronike si dhe e nesërmja;
  • Këshilla dhe rekomandime për NVM-të.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen brenda datës 13 Korrik, duke u regjistruar në Zoom!

 

Ky projekt financohet nga EBRD Small Business Impact Fund (Italia, Japonia, Korea, Luksemburgu, Suedia, Zvicra, Norvegjia, TaiwanBusiness – EBRD Technical Cooperation Fund dhe USA).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0