Selfie-t’ të bëjnë të lumtur - Business Magazine Albania

Selfie-t’ të bëjnë të lumtur

Pavarësisht nëse i doni ata ose i urreni ata, një studim i ri tregon se të postosh një fotografi në Instagram e të marrësh shumë pëlqime ndikon në një jetë më të lumtur. Studimi, botuar në “Sjelljet njerëzore dhe teknologjitë e reja”, e bazoi përfundimin e tij në një studim të postuar në Instagram dhe Facebook, i cili bëri pyetje në lidhje me postimin e fotove në Instagram dhe si pëlqimet dhe komentet pozitive mund të ndikojnë në lumturinë e një personi. Çuditërisht, rezultatet tregojnë një lidhje pozitive midis numrit të selfie-ve të ndara në Instagram dhe lumturisë së një personi, me nivelin më të lartë të lumturisë të lidhur me numrin e madh të pëlqimeve dhe komenteve pozitive. Me pak fjalë, njerëzit ishin më të lumtur kur në një fotografi merrnin shumë pëlqime dhe komente negative. Ndërkohë, një njeri ishte i predispozuar të ndryshonte humorin e tij në momentin që nuk i pëlqimeve nuk ishte në pritshmëritë që ai kishte ose kur kishte komente negative.

“Teknologjia e mediave sociale është bërë një ndikues kryesor i aspekteve psikologjike të emocioneve njerëzore, siç është mirëqenia. Hulumtimet e kaluara kanë zbuluar lidhje të mëdha  të marrëdhënies midis përdorimit të  mediave sociale dhe mirëqenies, “tha Julie Maclean, e cila drejtoi studimin.

Ajo tha se përmirësimi i  teknologjisë në të ardhmen do të ketë ndoshta një ndikim aq të madh sa njerëzit praktikisht do të kenë jetën të lidhur me to dhe që lumturia e tyre do të lidhet drejtpërdrejt vetëm me median sociale. Ky përfundim është arritur dhe duke studiuar hapat me të cilat kjo lidhje ka ecur nga e shkuara deri tani.

Padyshim që rezultatet nuk janë ‘të vulosura’. Një studim i vitit 2019 nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit tregoi se njerëzit që postojnë selfie ka më shumë të ngjarë të shihen si më të pasigurt, më pak të suksesshëm dhe më pak të pëlqyeshëm. Një studim tjetër lidhi postimin e shumë selfie-ve me narcizmin. Ka shumë rezultate dhe na mbetet ne të vendosim se cili nga studimet na përfaqëson!

SI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0