Takimi i fundit i Këshillit të Ministrave më 31 korrik 2018, ndër të tjera shikoi miratimin e një strategjie të re për sektorin e energjisë deri në vitin 2030. Hartimi i se cilës është rezultat i një procesi qe ka zgjatuar prej disa vitesh dhe kishte parë se fundmi prezantimin ne publiku më 26 mars 2018.
Korniza e re strategjike tashme e ne vijim do te mbështetet në dy shtylla kryesore: zhvillimi i reformave për të nxitur integrimin rajonal dhe forcimin e qëndrueshmërisë, të udhëhequr nga pjesëmarrja në iniciativën e Komunitetit të Energjisë, dhe në veçanti në nivel ndërkombëtar nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike.
Strategjia e energjisë 2018-2030 vjen pas një periudhe zhvillimesh dinamike për ekonominë në tërësi dhe në veçanti për sektorin e energjisë. Sektor qe po përjeton reforma të rëndësishme strukturore bazuar në një tërësi ligjesh, aktesh normative dhe rregullatore të përtërita plotësisht. Kështu që tashme për me tej hapet mundësia e ndjekjes së objektivave strategjike të vendit për të lejuar integrimin e plotë në infrastrukturën energjetike evropiane.
Një kuadër që do të shërbejë si bazë për zhvillimin e Planit të Integruar të Energjisë dhe Klimës në 2018. E gjitha për te ndërtuar një paketë për të adresuar dhe përshtatur me kontekstin shqiptar, pesë dimensionet e Strategjisë së Bashkimit të Energjisë, në përputhje me procesin e negociatave qe do çelen se afërmi për përgatitjen e anëtarësimit, duke çuar në një nivel më të lartë sigurinë energjetikë, objektivat e qëndrueshmërisë, konkurrencën, etj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto