"Sekreti" pas logos së Apple, të cilin njerëzit po e kuptojnë tani - Business Magazine Albania

“Sekreti” pas logos së Apple, të cilin njerëzit po e kuptojnë tani

Ajo është padyshim një prej logove më të famshme në botë dhe zbukuron çdo Iphone, Ipad dhe Mac. Por, ajo që nuk kemi ditur deri më tani mbi logon e kompanisë Apple është një sekret në dizenjimin e saj.

Një vëzhgues symprehtë në TikTok, ka zbuluar se është në fakt një “iluzion që përdor një seri rrathësh të përkryer”.

Pra, logoja nuk është fare ajo që duket, por një iluzion optik që e kishim pasur prej vitesh nën hundë dhe nuk ishte kuptuar.

Dizenjatori i njohur në rrjetin TikTok , Thomas Stevens ka zbuluar së fundmi në një video mënyrën e saktë sesi është krijuar Apple logo, duke pretenduar se përbëhet vetëm nga rrathë të përkryer, në kundërshtim me pretendimet e bëra nga dizenjatori Rob Janoff.

Stevens tregon fillimisht sesi ndërtohet ‘kafshimi’ i mollës në formë rrethi, dhe më pas një seri rrathësh të tjerë kombinohen për të krijuar bishtin e mollës dhe harqet e tjera të frytit.

Lexo edhe: Apple së shpejti me opsionin e blerjeve duke prekur së bashku dy iPhone

Disa pretendonin se Apple tentonte të përdorte ‘të përpjesshmen e artë’ në dizajnin e saj, që është raporti matematik e gjeometrik i gjetur në krijimet e natyrës që shpesh krijon dizajnet më të kënaqshme për syrin e njeriut.

“Edhe logo e Windows është e krijuar me kuadrate të përkryer,” shkruante një përdorues, duke iu referuar logos në formë dritareje të Microsoft.

Qoftë kjo apo jo e vërtetë, dizajneri  Rob Janoff, thotë se e ka krijuar atë duke prerë copa nga një mollë e vërtetë e duke i mbledhur më pas së bashku.

dailystar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0