Sekreti i kompanive, si t’i ktheni punonjësit e rinj në talente të sukse - Business Magazine Albania

Sekreti i kompanive, si t’i ktheni punonjësit e rinj në talente të suksesshme?

Rekrutimi i punonjësve të duhur është vetëm hapi i parë në sfidën e madhe. Ajo që ndodh më pas, pra procesi i përshtatjes së tyre me kulturën dhe ekipin është përcaktues për suksesin e tyre dhe të kompanisë.

Nga momenti kur një punonjës i ri hyn në derën e kompanisë, ai nis një rrugëtim të ndërlikuar, duke filluar që me njohjen e kolegëve, kuptimin e pritshmërive, mësimin e procedurave dhe adaptimin e mënyrave të punës.

Lexo gjithashtu: Si braktisi studimet për biznesin që do t’i ndryshonte jetën miliona njerëzve? Historia e pazakontë e Zeb Evans

Ky proces mund të zgjasë disa muaj dhe, nëse nuk menaxhohet siç duhet, mund të ndikojë negativisht në performancën dhe përkushtimin e punonjësve të rinj.

Në fakt, 20% e dorëheqjeve ndodhin brenda 45 ditëve të para të punës, një shifër alarmante për kompanitë që nuk investojnë në një strategji të mirëfilltë të përshtatjes së punonjësve të rinj.

Si mund të siguroheni që ky proces të jetë sa më i thjeshtë dhe efektiv? Disa nga kompanitë më të suksesshme në botë kanë gjetur formula të shkëlqyera për ta bërë nisjen e këtij rrugëtimi, një eksperiencë pozitive dhe motivuese. Më poshtë do gjeni disa mënyra që mund t’i përshtasni dhe ju!

Lexo gjithashtu: La karrierën e suksesshme në financë për vajin pikant, fitoi apo humbi Ethan Yong me këtë zgjedhje?

Si e bëjnë këtë kompanitë e mëdha?

  1. Glitch, një udhërrëfyes që mund t’ju ndihmojë

Platforma e teknologjisë Glitch ka krijuar një metodë inovative për të ndihmuar punonjësit e rinj të ambjentohen lehtësisht. Ata përdorin një mënyrë të personalizuar, ku çdo punonjës i ri ka një listë të qartë detyrash që duhet të përfundojë në ditën e parë, javën e parë dhe më tej.

Përveçse ndihmon në organizim, ky sistem parandalon konfuzionin kur dikush mungon në zyrë dhe siguron që çdo informacion i nevojshëm të jetë i aksesueshëm për të gjithë.

Çfarë mund bëni më Glitch?

-Mund të përgatisni përgjigjet për pyetjet e zakonshme të punonjësve të rinj dhe sigurohuni që ato të jenë lehtësisht të aksesueshme.

-Mund të caktoni role specifike për secilin anëtar të ekipit në procesin e ardhjes.

-Mund të mbani informacionin transparent! Mos lini njohuritë thelbësore vetëm në kokën e disa individëve.

Lexo gjithashtu: Strategjia psikologjike e një CEO-je që ndihmon në arritjen e suksesit – mund të zgjasë më pak se 30 sekonda

  1. Seismic, informacion i detajuar dhe prezantim i strukturës

Në Seismic, çdo punonjës i ri merr një dokument 18-faqësh me informacione mbi historinë, kulturën dhe vlerat e kompanisë, si dhe udhëzime praktike për menaxhimin e takimeve dhe sigurinë kibernetike.

Një tjetër element interesant është “email-i i prezantimit”, që u kërkon punonjësve të rinj të ndajnë detaje personale dhe një foto miqësore me kolegët, duke i ndihmuar ata të lidhen më shpejt me ekipin.

Si mund ta aplikoni këtë praktikë?

-Siguroni një udhëzues të detajuar mbi kulturën dhe pritshmëritë e kompanisë.

-Krijoni një mënyrë të strukturuar për prezantimin e punonjësve të rinj.

  1. Zappos, kultura para gjithçkaje

Gjigandi i tregtisë online, Zappos, e ka kthyer ardhjen në punë në një proces të thellë njohjeje dhe integrimi. Të gjithë punonjësit, pa përjashtim, kalojnë katër javë trajnim në shërbimin ndaj klientit, pavarësisht nëse janë inxhinierë apo menaxherë.

Në fund të trajnimit, ata përballen me një zgjedhje të pazakontë, mund të qëndrojnë në kompani ose të pranojnë një ofertë financiare për t’u larguar nëse nuk ndihen të përshtatshëm. Ky sistem siguron që vetëm ata që vërtet përputhen me kulturën e kompanisë të qëndrojnë.

Çfarë mund të bëni me Zappos?

-Përcaktoni qartë që në fillim nëse një punonjës është i përshtatshëm për kompaninë tuaj.

-Përfshini një eksperiencë praktike në fillim të punës për të testuar angazhimin dhe aftësitë e tyre.

Lexo gjithashtu: Këto 4 veprime “të pazakonta” ndihmuan Bezos në krijimin e kompanisë 1 trilion dollarëshe

  1. Whole Foods, votimi pas 90 ditëve

Pas tre muajsh në punë, çdo punonjës i ri në Whole Foods i nënshtrohet një votimi nga ekipi. Nëse dy të tretat e kolegëve votojnë në favor, ai mbetet pjesë e ekipit, përndryshe, duhet të largohet.

Ky model e kthen fillimin e punës në një proces interaktiv dhe të motivuar nga ekipi, duke ndihmuar punonjësit e rinj të angazhohen që në fillim.

Si mund ta përdorni këtë ide?

-Përfshini kolegët në vlerësimin e punonjësve të rinj.

-Krijoni një sistem që nxit bashkëpunimin dhe përfshirjen në grup.

Si ta bëni fillimin e punë të duhur për këdo?

Përveç praktikave, ka disa hapa të thjeshtë që mund të bëni për ta bërë fillimin e punës të lehtë dhe efektiv.

Filloni ditën e parë në orën 11:00

Kështu, ekipi ka kohë të përgatitet dhe të sigurojë një pritje të organizuar.

Menaxheri të bëjë prezantimin

Asnjë punonjës i ri nuk duhet të lihet të sillet i pasigurt në zyrë. Prezantimi duhet të bëhet nga një figurë e rëndësishme në kompani.

Nuk ka mbingarkesë në ditën e parë

Punonjësit e rinj janë shpesh të emocionuar dhe të lodhur nga procesi i ri, ndaj është e rëndësishme që të mos i ngarkoni me shumë informacion.

Një dhuratë simbolike

Një detaj i vogël, si një libër që përfaqëson filozofinë e kompanisë ose një dhuratë simbolike, ndihmon në krijimin e lidhjes emocionale.

Socializimi i strukturuar

Organizoni dreka me kolegë nga departamente të ndryshme për të ndihmuar punonjësit e rinj të lidhen më shpejt me ekipin.

Kur investoni në një proces të qartë dhe të organizuar, ju jo vetëm që rrisni produktivitetin e punonjësve të rinj, por edhe forconi kulturën e kompanisë dhe reduktoni ndërrimet e shpeshta të stafit.

Në fund të fundit, një punonjës i përgatitur mirë është një punonjës i motivuar dhe një ekip i motivuar është çelësi i suksesit të çdo biznesi.

foundR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0