Sekretet e Fitnesit për një “Busy Person” - Business Magazine Albania

Sekretet e Fitnesit për një “Busy Person”


Shkruar nga Florenc Broli, personal trainer

Shpesh kur bëhet fjalë për të mbajtur trupin në formë duhet të bëjmë rregullisht aktivitet fizik, pra, palestër. Por, kur bëhet fjalë për një përkushtim të ri, shpesh themi: Jam shumë i zënë, skam kohë, e gjëra të tjera si këto. Pse atëherë një “busy person” e ka të vështirë të qëndrojë në formë fizike?! Thjesht për faktin se një person i tillë kërkon që të jetë i rrethuar ekstremisht nga prioritetet e tij dhe mos të nxjerrë pretekste për asgjë.

Një “busy person” i dalin shumë gjëra që e shpërqëndrojnë apo i vjedhin kohën që kishte rezervuar për palestrën. Prandaj e anashkalojnë kohën që kishin rezervuar për t’u stërvitur duke menduar se mund ta zhvillojnë në një moment tjetër, sikur të ishte një lojë që e pret puna. Epo, MË VJEN KEQ POR JOOOO, NUK FUNKSIONON KËSHTU.

Shëndeti yt është shumë i rëndësishëm për ty dhe familjen tënde, prandaj duhet ta trajtosh trupin tënd të tillë, që të investosh çdo ditë nga pak për të krijuar një balancë midis ditëve aktive dhe atyre pasive. Sot po fillojmë me artikullin e parë për të paraqitur disa sekrete për Fitnesin për të gjithë ju persona që thoni shpesh që jeni BUSY. Ju mund t’i përdorni sekretet, që të keni një aktivitet fizik, çdo ditë pavarësisht nëse jeni të zënë. Gjatë përshkrimit të këtyre sekreteve do t’ju informojmë sesi mund të qëndroni në formë pavarësisht moshës apo programit tuaj ditor. Nëse je personi që pyet se kur duhet ta gjejë kohën për t’u stërvitur, këto ide do t’ju japin një prespektikë të re sesi të organizoni kohën e stërvitjes, ruajtjes se formës dhe peshës trupore.

Sekreti 1: Shfrytëzo/Përdor Orët e Pushimit

Pushimi i drekës shërben si shtysë për vazhdimin e ditës, por shumë persona nuk e shfrytëzojnë pushimin e drekës për shkak të ngarkesës në punë. Ata mendojnë se fitojnë një orë më shumë duke mos e shfrytëzuar orën e pushimit për relaks, por për të mbaruar detyrat e ditës. Studimet thonë që sa më shumë fokusohesh në një projekt, më pak intensitet dhe motivim do të kesh mbi atë projekt. Prandaj, pushimi i drekës duhet të përdoret për të pushuar nga pjesa e parë e ditës. Ndaj, çohu nga aty ku je dhe lejo të qarkullojë gjaku. Qëndrimi ulur gjatë ditës do t’ju ulë fleksibilitetin dhe do të shtojë rreziqet për dhimbje shpine. Gjithashtu, do t’ju bëjë dembel si fizikisht dhe mendërisht.

Unë dua t’ju prezantoj një metodë që të ushtroni për 15-20 min çdo ditë para vaktit të drekës disa ushtrime fizike. Këto lloj ushtrimesh mund të jenë me intesitet të ulët si, ecje apo ngjitje shkallësh, mund të jenë me intesitet të lartë si ngritje peshash apo ushtrime të vështira ose ushtrime Kardio. Do ta shikoni që ushqimin që do të konsumoni pas këtij aktiviteti do ta shijoni në plot kuptimin e fjalës për shkak të lodhjes tuaj, por dhe për faktin që nuk do të shqetësoheni për shtim kilesh, sepse organizmi juaj do ta djegë menjëherë për shkak të aktivizimin të muskujve. Sigurisht që kjo mënyrë do të funksiononte për mrekulli nëse do ta merrnit me vete drekën në zyrën tuaj.

Sekreti 2: Stërvitu sapo të zgjohesh nga gjumi

Kjo metodë shërben më shumë për ata persona që s’kanë aspak kohë për t’u stërvitur prandaj duhet që të ushtrohen sadopak sapo hapin sytë në mëngjes. Mënyra më e mirë është për të filluar me disa ushtrime të lehta sa për të bërë të mundur qarkullimin e gjakut e më pas në ditët në vazhdim sipas programit mund të shtohet disi vështirësia e ushtrimeve.

Sigurisht pas një kohe të shkurtër sugjerohet që të fillohet me ushtrime të vështira si Pompa toke (Push Ups), Squats me kërcim, apo ushtrime të tjera që do të ishin një stërvitje e mirë që mund të varionte nga 15-20 min. Siç thamë më sipër, kjo është për personat shumë, të zënë që pas këtyre ushtrimeve mund të bënin dush e të vazhdonin me rutinën e tyre të përditshme. Efektin e kësaj metode do mund ta vinit re pas disa ditësh apo 1 javë pasi trupi fillon selekton ushqimin që duhet të hani, sepse do të kërkojë ushqim të shëndetshëm për t’u rikuperuar dhe sigurisht do të rritet niveli juaj energjik.

Më e bukura është se kur shumica e kolegëve tuaj në zyrë do të ndihen përgjumësh rreth orës 1, ju do të ndiheni super energjikë për të vazhduar vrullshëm pjesën e mbetur të ditës. Ju do të jeni të kthjellët dhe do të jeni të fokusuar pavarësisht se çfarë pune do të bëni gjatë ditës. Unë personalisht e rekomandoj shumë këtë metodë stërvitjeje në mëngjes, sepse ka dhënë prova mes shumë biznesmenëve nëpër botë që në fund kanë thënë: Provat do t’i gjeni në rezultatet që do t’i shikoni shumë shpejt.

Ky material ishte vetëm fillimi, sepse kemi dhe disa sekrete të tjera që do t’ua servirim së shpejti. Thjesht ka rëndësi që ju të filloni nga pak, aty ku ndodheni, pak minuta çdo ditë, por ama në mënyrë të vazhdueshme.

Nëse keni pyetje, mos ngurroni të kontaktoni Florenc Broli, Personal Trainer në numrin e kontaktit 0694008390 apo në mediat social Facebook dhe Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0