Jeni kurioz të digjni karbohidradet dhe kaloritë që ka në vaktin tuaj në darkë? Një pajisje e re premton të zbulojë vlerat ushqyese të vaktit tuaj duke skanuar përbërjen kimike të ushqimit.
Pajisja quhet “Scio” dhe është prezantuar nga një kompani franceze në panaririn e teknologjisë që po mbahet në Las Vegas. “Scio” është pajisur me një Bluetooth me një lidhje molekulare të quajtur Scio.
Ai përdor spektrin me infra të kuqe (analiza se si molekulat bashkëveprojnë me dritën) për të përcaktuar përbërjen kimike të ushqimit dhe pijes. Scio analizon substancat duke u bazuar në bashkëveprimin e tyre me dritën.
Kjo shpikje ka për qëllim t’u vijë në ndihmë personave me diabet apo me sëmundje kardiovaskulare me qëllim që të kontrollojnë dietën e tyre. Themeluesi Remy dhe Astrid Bonnasse e njoftuan shpikjen e tyre në 2014-ën, kur një vajzë e tyre u diagnostikua me një lloji diabeti. Mjekët i thanë asaj të maste çdo vakt karbohidratet me qëllim mbajtjen nën kontroll të insulinës.
Pajisja që lidhet me smartfonin tuaj, kushton 240$, por ju mund të shkarkoni gjithashtu app-in Scio duke paguar 10$ për muaj.
Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.