Elion Marku është Drejtues i Segmentit të Ndërtimit për Shqipërinë në kompaninë Schneider Electric, ku ai promovon zgjidhje ndërtimi me performancë të lartë, digjitale dhe me efiçencë energjetike në infrastrukturën tregtare dhe publike të vendit. Si partner silver i Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, ai përfaqëson angazhimin e Schneider Electric ndaj inovacionit të qëndrueshëm dhe përshpejtimit të tranzicionit energjetik të Shqipërisë.
Duke u fokusuar në platforma të hapura dhe me ndërveprim të lartë si dhe në arkitektura inteligjente ndërtimit, përfshirë BMS/KNX, monitorimin e energjisë dhe sistemet e menaxhimit të hotelerisë, Elioni bashkëpunon me investitorë, projektues dhe zhvillues për të ofruar rezultate afatgjata në efiçencë, qëndrueshmëri dhe elektrifikim. Ai bashkëpunon rregullisht me partnerë të ekosistemit për të promovuar praktikat më të mira në modernizimin e ndërtesave dhe infrastrukturën e mobilitetit elektrik, në përputhje me kuadrin EcoStruxure™ të Schneider Electric.
Cili është vizioni i Schneider Electric për sa i përket tranzicionit energjetik në tregjet në zhvillim si Shqipëria?
Vizioni i Schneider Electric për tranzicionin energjetik në tregje në zhvillim si Shqipëria bazohet në decentralizim, digjitalizim dhe qëndrueshmëri. Ne mbështesim bizneset në adoptimin e energjive të rinovueshme, përmirësimin e efiçencës energjetike dhe përdorimin e mjeteve digjitale inteligjente për menaxhimin e konsumit. Synimi ynë është të mbështesim industri të ndryshme të bëhen më të qëndrueshme, të vetë-mjaftueshme dhe në përputhje me standardet globale ESG, përmes partnerëve dhe bashkëpunimeve vendase. Sidomos, për sa i përket tregut shqiptar.
Pse zgjodhët të merrni pjesë si një nga partnerët kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër?
Schneider Electric, si lider global në menaxhimin e energjisë dhe automatizim, është krenar të marrë pjesë si një nga partnerët kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër në Shqipëri. Sektori energjetik shqiptar ka treguar një progres të jashtëzakonshëm, dhe përmes këtij eventi të rëndësishëm, Schneider Electric synon të përshpejtojë këtë zhvillim duke ofruar zgjidhje inovative që fuqizojnë bizneset vendase dhe mbështesin tranzicionin e vendit drejt një të ardhmeje më të gjelbër. Pjesëmarrja jonë reflekton përkushtimin për të nxitur qëndrueshmërinë dhe efiçencën në peizazhin global energjetik.
Lexo edhe:Ursula von der Leyen në Tiranë: “Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Europën”
Cilat janë produktet apo teknologjitë kryesore që planifikoni të prezantoni në panair dhe si i adresojnë ato nevojat aktuale të tregut lokal dhe rajonal?
Ne do të prezantojmë zgjidhje të përshtatura për sektorin e hotelerisë dhe ndërtesat tregtare/institucionale. Portofoli ynë përfshin Sistemet e Menaxhimit të Dhomave të Hoteleve (GRMS), që ofrojnë komoditet të personalizuar dhe përdorim optimal të energjisë, si dhe Sistemet e Menaxhimit të Ndërtesave EcoStruxure™ (BMS) për objekte të mëdha, që mundësojnë kontroll të centralizuar, analiza të avancuara dhe mirëmbajtje me objektiv parandalimin. Këto teknologji i japin menaxherëve të ndërtesave mundësinë të reduktojnë kostot, të përmirësojnë efiçencën dhe të përmbushin objektivat e qëndrueshmërisë, duke iu përgjigjur kërkesës në rritje të rajonit për digjitalizim dhe performancë energjetike.
Si e vlerësoni rëndësinë e panaireve sektoriale si ECGE për ndërtimin e partneriteteve të reja dhe ndikimin në zhvillimin e tregut?
Në vitet e fundit, biznesi është bërë shumë më digjital se sa ishte vetëm 5–6 vite më parë, por ne besojmë se kontaktet e drejtpërdrejta dhe takimet ballë për ballë janë sot edhe më të rëndësishme. Partneritetet dhe kontaktet afatgjata ndërtohen mbi besimin e ndërsjelltë, dhe të qenit së bashku në këto platforma komunikimi është një element thelbësor për ta ndërtuar atë.
Organizuar nga: Iceberg Exhibitions (Rregjistrohu për të vizituar panairin https://www.icebergexhibitions.com/energy-construction-and-green-economy-2025/)
Media Partner ECGE25: Business Magazine
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.