SC Ventures investon 100'000 € në një startup Maqedonas - Business Magazine Albania

SC Ventures investon 100’000 € në një startup Maqedonas


South Central Ventures, një fond prej € 40 millionë i dedikuar për kompanitë e teknologjisë në Ballkan, ka bërë investimin e saj të pare VC në Maqedoni.

Letz është një startup Maqedonas, me zyra në Shkup dhe Amsterdam. Zgjidhja është një chatbot ( një pragram kompjuterik i dizenjuar të stimulojë bashkëbisedim me përdoruesit përmes internetit) AI-powered që mban gjurmët e detyrave të përditshme dhe ndihmon përdoruesit për t’u marrë gjatë ditës në kohën e lirë. Ky investim prej 100,000 euro është investimi i parë që Fondi VC ka bërë në Maqedoni.

Trajtimi i sfidës së produktivitetit me AI(Artificial Itelligence) është ajo që e bën Letz një zgjidhje tërheqëse. Si një chatbot, ajo është një program kompjuterik i projektuar për të simuluar një bisedë inteligjente me përdoruesit dhe të motivojë ata të ndajnë detyrat e tyre të përditshme në formën e një chat-i teksti, në një mënyrë shumë të natyrshme. Në fakt, disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë e konsiderojnë chatbots gjënë më të madhe që nga lançimi i iPhone-it të parë (Business Insider 2016).

Sipas një raporti të Business Insider, aplikacionet e mesazheve kanë tejkaluar mediat sociale për sa i përket numrit të përdoruesve aktivë. Që nga 2015, 75% e përdoruesve të internetit në mbarë botën kanë pasur shërbime për mesazhe në pajisjet mobile. Rritja e popullaritetit të aplikacioneve të mesazheve është parashikuar të vazhdojë, dhe eMarketer parashikon që deri në vitin 2018, numri i përdoruesve të aplikacioneve chat në mbarë botën do të arrijë 2 miliardë dhe do të përfaqësojë 80% të përdoruesve të smartfonëve (eMarketer 2015).

Themeluesit, Nino Karas dhe Martin Anchevski, të dy sipërmarrës të rinj me formim inxhinierik, kanë qenë duke punuar në zhvillimin e biznesit të tyre dhe ndërtimin e një ekipi që nga viti 2011. Ata bashkë-themeluan Codewell, një kompani të zhvillimit software. Në vitin 2015, ekipi ka qenë pjesë e Rockstart Web dhe Mobile 2015 , një akselerator me bazë në Amsterdam. Rockstart gjithashtu siguron mbështetje në investime në kompaninë e re, Letz.

Burimi: digjitale

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0