Sander Duivestein, folës në AllWeb Albania - Business Magazine Albania

Sander Duivestein, folës në AllWeb Albania

AllWeb Albania

Sander Duivestein është folës i sapo konfirmuar në konferencën e AllWeb në Tiranë.

Ai është një folës, vëzhgues i vëmendshëm i trendeve, sipërmarrës interneti, autor librash, këshilltar dhe kolumnist për ndikimin e teknologjisë digjitale tek njerëzit, kompanitë dhe shoqëria jonë. Ai është gjithashtu një mysafir shumë i kërkuar në programe të ndryshme radiotelevizive.

Sander punon për Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit “Sogeti” dhe është autori i librit: Real Fake – Duke luajtur me Realitetin në Epokën e AI, Deepfakes dhe Metaverse.

Për shkak të pandemisë, ne jemi katapultuar në të ardhmen. Ajo që ishte planifikuar për vitin 2030 është realizuar tashmë në vitin 2020. Si rezultat, ne e përjetojmë gjithnjë e më shumë botën nga prapa ekraneve tona. Deepfakes, lajme të rreme, teori konspirative dhe realitete alternative të propaganduara (të tilla si ato të promovuara nga media shtetërore ruse në luftën me Ukrainën) përfaqësojnë anën negative të kësaj tendence. Nga ana tjetër, shohim si pozitive mjete si Zoom dhe MS Teams, që na lejojnë të luajmë vetë me realitetin. Në këtë mënyrë ne mund të manipulojmë me lehtësi planin dhe sfondin e mjedisit tonë, për të krijuar një histori të re. Nga nevoja, përfunduam në një botë, ku kanë lindur Gjenerata Z dhe Alfa. Ata janë të dy breza që nuk e kanë jetuar kurrë epokën para internetit. Ata nuk bëjnë asnjë dallim midis fizikes dhe digjitales. Për ta, të dyja botët rrjedhin pa probleme në njëra-tjetrën dhe kjo ndryshon rregullat e lojës që luajmë me njëri-tjetrin çdo ditë. Kompanitë e mëdha të teknologjisë e nënvizojnë këtë. Facebook, që atëherë e ka riemërtuar veten Meta. Microsoft së fundi bleu kompaninë e lojërave Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë dhe Apple do të lëshojë një realityOS në fund të këtij viti.

Në prezantimin e tij “Real Fake”, Sander Duivestein shpjegon se cilat janë rregullat e reja të Metaverse, çfarë mund të mësojmë nga Gjenerata Z dhe Alfa dhe çfarë ndikimi ka në ekonominë dhe shoqërinë tonë. Sander sjell të dukshme kulturën aktuale të internetit që po përcakton gjithnjë e më shumë mënyrën se si luajmë, jetojmë dhe punojmë. Roblox, Animal Crossing, Fortnite, Cryptopunks, Dogecoin, Bored Apes, Tiktok, Ëeb3, NFTs, pronësia digjitale, ndikuesit CGI, njerëzit virtualë, deepfakes, realiteti virtual dhe i shtuar, ekonomia e krijuesit dhe metaverset janë koncepte që ai diskuton.

Ju mund të merrni biletën tuaj duke klikuar Këtu!

AllWeb i tejkalon pritshmëritë, duke ndikuar në skenën shqiptare të biznesit digjital, marketingut dhe Inovacionit me përmbajtje cilësore të ofruar nga folës nga skena Ndërkombëtare/Rajonale dhe vendase. Që nga viti 2012, në skenën e AllWeb (Maqedoni & Shqiperi), janë ngjitur më shumë se 100 prezantues, nga kompani ndërkombëtare si: Google, The Coca-Cola, T-Mobile, McDonald`s, The Drum, Escape Studio, Manifest Social, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann, Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna) Digitalizuj.me. Disa prej folësve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe janë publikuar në web faqen e posaçme për eventin në Shqipëri: www.allweb.al 

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me programin Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Konkresit Kombëtar të Rinisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Për më tepër informacione kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0