Samsung vjen me Notebook 7 Spin - Business Magazine Albania

Samsung vjen me Notebook 7 Spin


Notebook 7 Spin, është pajisja më e re hibride tablet-laptop e Samsung. Pajisja e re e gjigantit korean ka ekran që mund të rrotullohet për 360 gradë. Kjo i mundëson përdoruesit të përdorë pajisjen herë si laptop e herë si tablet.

Notebook 7 Spin vjen në ekrane me 13.3-inç dhe 15.6-inç dhe procesor Intel Core i5 ose i7, 8GB RAM për modelin 13-inç, ose 12GB ose 16GB RAM përmodelin 15-inç dhe 1 terrabajt hapësirë të brendshme.

Pritet që prezantimi i kësaj pajisje do të bëhet më 26 qershor dhe kushton 800 dollarë.

Samsung-Notebook7Spin-Tablet-Laptop-Businessmag

Samsung-Notebook7Spin-Tablet-Laptop-Businessmag

/albeu.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0