Samsung prezanton ViewFinity S9, një monitor i ri mahnitës 5K - Business Magazine Albania

Samsung prezanton ViewFinity S9, një monitor i ri mahnitës 5K

Samsung Electronics njoftoi se po zgjeron linjën e tij të monitorëve ViewFinity  të disponueshëm tani globalisht, në ViewFinity S9 27 inç (modeli S90PC). Lançimi i ViewFinity S9 përforcon linjën e monitorëve me rezolucion të lartë të Samsung pas prezantimit të ViewFinity S8 (modeli S80PB) në qershor 2022, i cili kishte një rezolucion me definicion ultra të lartë (UHD). ViewFinity S9 i ri është optimizuar me të gjitha opsionet që u nevojiten fushave, si: dizajni grafik apo fotografisë dhe gjithashtu është vlerësuar me çmimin e Inovacionit CES në 2023.

“Monitori ynë i ri 5K është projektuar për të ofruar performancë më të lartë dhe përvojë më të mirë për profesionistët në industritë kreative dhe vizuale,” tha Hoon Chung, Zëvendës President Ekzekutiv i Biznesit Visual Display në Samsung Electronics. “Me monitorin e ri ViewFinity, ne do t’u ofrojmë krijuesve përvoja vizuale të nivelit të lartë, e plotësuar kjo me qartësinë e ngjyrave dhe lidhjen e gjithanshme që u nevojitet për të arritur më të mirën në çdo projekt.”

ViewFinity S9 i ri ofron një ekran 27” me rezolucion 5K (5,120 x 2,880), me një hapësirë për të punuar që është mbi 50% më e madhe se monitorët e tjerë UHD, me qartësi të jashtëzakonshme fotografie dhe teksti. Kjo u lejon profesionistëve të punojnë në përmbajtje me rezolucion ultra të lartë, në mënyrë që ata të mund t’i shikojnë projektet e tyre në 5K.

Me 99% DCI-P3 dhe 218 PPI[1] (pikselë për inç), ViewFinity S9 ofron ngjyra më të plota dhe të gjalla me detaje më të qarta, perfekte për ata që mbështeten në besnikërinë vizuale.[2] Për më tepër, një ndriçim tipik prej 600 cd/m2 e bën më të lehtë punën në pothuajse çdo mjedis ndriçimi. Teknologjia e kalibrimit të Samsung i ndihmon përdoruesit të përcaktojnë ngjyrën e ekranit që dëshirojnë. Gjatë prodhimit, ngjyra e monitorit është  kalibruar në fabrikë me Delta E <21 njësi .[3]

ViewFinity S9 përdor funksionin Smart Calibration të ndërlidhur me smartphone-t,[4] i cili është i pari në industri dhe përdoruesit mund ta personalizojnë me lehtësi ekranin e ViewFinity S9 për cilësime sa herë që dëshirojnë. Duke përdorur aplikacionin SmartThings, përdoruesit mund të zgjedhin të kalibrojnë në modalitetin bazë për një rregullim të shpejtë dhe të lehtë të cilësimeve të ekuilibrit të bardhë dhe gama, ose mund të përdorin modalitetin profesional për kontroll të plotë të temperaturës së ngjyrave, ndriçimit, hapësirës së ngjyrave dhe cilësimeve të gama. Përdoruesit mund ta fillojnë këtë proces thjesht duke drejtuar kamerën e tyre të smartfonit drejt ekranit të ViewFinity S9 dhe pas kalibrimit ata mund të shikojnë një raport që detajon rregullimet e bëra dhe saktësinë e ngjyrave Delta E.

ViewFinity S9 gjithashtu mbron përdoruesit e tij me veçoritë e kujdesit të syve të certifikuara nga TUV për të reduktuar tendosjen e syve, edhe për periudha të gjata përdorimi. Për më tepër, Ekrani Mat i Samsung kufizon reflektimin e dritës dhe shkëlqimin në monitor, duke minimizuar shpërqendrimet gjatë punës.

Performanca vizuale e ViewFinity S9 është përmirësuar nga veçoritë e krijuara për të bërë më të lehtë jetën e profesionistëve.

ViewFinity S9 përmban lidhje të gjithanshme për përdoruesit e kompjuterëve Mac dhe Windows, me hyrje Thunderbolt 4 dhe mini DisplayPort përveç USB-C. Përputhshmëria Thunderbolt 4 lejon përdoruesit të karikojnë pajisjet me fuqi deri në 90 W dhe të transferojnë të dhëna në mënyrë të besueshme me shpejtësi deri në 40 Gbps.[5]

Monitori vjen i pajisur me një kamerë të integruar 4K SlimFit që lidhet përmes pinit pogo pa kabllo ose pajisje shtesë. Rezolucioni i lartë i kamerës ofron cilësi të pastër kristal për thirrjet video në aplikacione të tilla si Google Meet. Kamera anohet për t’iu përshtatur këndit të monitorit tuaj dhe Inkuadrimi automatik [6]ju mban të dukshëm dhe në foto, edhe kur ndërroni pozicionin.

Lexo: Ide biznesi fitimprurëse në Shqipëri me investime të ulëta

Dizajni i hollë metalik i ViewFinity S9 funksionon për çdo hapësirë. Me dizajnin e tij ergonomik, ky produkt mund të ofrojë rehati dhe të përmirësojë produktivitetin duke u përshtatur pothuajse në çdo pozicion ose qëndrim. Një mbështetëse e cila përputhet me nivelin e syve të përdoruesit dhe ekran, i cili mund të anohet për të përshtatur këndet e shikimit. Në modalitetin Pivot, ekrani rrotullohet 90 gradë, kështu që përdoruesit mund të lexojnë dokumente të gjata me më pak lëvizje. Me pajtueshmërinë e montimit VESA, përdoruesit mund të kursejnë hapësirë dhe t’i mbajnë tavolinat pa rrëmujë.

 

Aplikacionet e integruara të Smart TV u japin përdoruesve përvojën e plotë të televizorit kur është koha për të kaluar në argëtim pas punës. Qasja e menjëhershme në aplikacionet dhe shfaqjet e njohura të transmetimit pa pasur nevojë për një kompjuter të veçantë, tingujt e integruar me Adaptive Sound+ që rregullon automatikisht nivelet e zhurmës dhe një telekomandë e bëjnë këtë një monitor të përshtatshëm, si për punë ashtu edhe për lojë.

 

ViewFinity S9 do të jetë globalisht i disponueshëm për blerje nga data 26 qershor e vitit 2023, me oraret e lançimit që ndryshojnë sipas rajonit. Për më shumë informacion rreth monitorëve me rezolucion të lartë të Samsung dhe linjës së plotë ViewFinity, ju lutemi vizitoni: https://www.samsung.com/.

[1] Paraqitja e ngjyrave e llogaritur në CIE në vitin 1976.

[2] Shifrat e saktësisë së ngjyrave mund të ndryshojnë në bazë të pajisjes matëse dhe pikës matëse.

[3] Kalibrimi i fabrikës matet për saktësinë në sRGB në kushtet e dërgesës.

[4] Vlera mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të matjes. Përdoruesit mund të gjejnë raportin e kalibrimit të fabrikës në cilësimet e ekranit (OSD).

[5] Disa pajisje që përdorin MacOS 13 mund të kenë përputhshmëri të kufizuar.

[6] Inkuadrimi automatik funksionon kur përdorni aplikacionet e integruara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0