Samsung prezanton konektivitetin e avancuar nëpërmjet SmartThings për ekranet e saj B2B në ISE 2024 - Business Magazine Albania

Samsung prezanton konektivitetin e avancuar nëpërmjet SmartThings për ekranet e saj B2B në ISE 2024

Samsung zhvillon eventin për të demonstruar hiperkonektivitetin për ekranet të cilët kanë fokus biznesin si dhe ekranin interaktiv të ri ‘WAD’ të certifikuar nga Google EDLA

Samsung Electronics në Integrated Systems Europe (ISE) 2024 në Tiranë prezantoi se si SmartThings do të përmirësojnë dukshëm ekranet e saj B2B për të krijuar të ardhmen e konektivitetit në biznes. Ekspozita “SmartThings për Biznes” e Samsung evidenton avancimet e reja të cilat do të ofrohen nga platforma e fundit “Internet-of-Things” (IoT), si dhe përkushtimin e Samsung për të ofruar një sinjalizim digjital më të ndërlidhur dhe më të lehtë për t’u kontrolluar nga industritë.

“Në sektorin e ekranëve tregtar ku efikasiteti operativ është kyç, sinjalizimi digjital i Samsung do të shfrytëzojë SmartThings për të sjellë konektivitetin e brezit të ardhshëm dhe vecori të cilat përshtaten me organizatat e të gjitha madhësive,” tha SW Yong, President dhe Kryetar i Biznesit të Ekranave Vizual në Samsung Electronics. “Ky zgjerim i mëtejshëm i ekosistemit SmartThings do të shërbejë për të përmirësuar eksperiencën e klientëve dhe partnerëve të cilët vijnë nga një larmi e gjerë industrish”

Si Bizneset Mund të Shfrytëzojnë Teknologjinë e Lidhur Përmes SmartThings – Nga Dyqani i Inteligjent deri në Zyra Inteligjente

Në këtë event, Samsung po prezanton se si SmartThings mundëson pronarët e bizneseve të shfrytëzojnë sinjalizimin digjital për të ndërlidhur dhe për të fituar më shumë kontroll mbi pajisjet inteligjente të cilat ata i përdorin në ambjente të ndryshme. Duke ofruar veçorinë e konektivitetit SmartThings në produktet e kranëve tregtarë si Sinjalizimi Inteligjent dhe Televizorët e Hotelit, përdoruesit mund të përjetojnë lehtësinë e hiperkonektivitetit në mjediset e tyre të biznesit. Këto ndryshime do të përfshijnë pajisjet inteligjente të Samsung, si dhe pajisjet e tjera të cilat përputhen me specifikimet më të fundit të industrisë për IoT Matter dhe Home Connectivity Alliance (HCA).

Përmes aplikimit të SmartThings në mjedise të ndryshme të biznesit, Samsung kontribuon në menaxhimin më efikas të hapësirës dhe të energjisë duke transformuar vendet e biznesit në hapësira inteligjente dhe të ndërlidhura. Këto përmirësime të konektivitetit janë projektuar në mënyrë të tillë që të përfitojnë të gjitha llojet e madhësisë së bizneseve, nga ato të vogla dhe të mesme deri tek ndërmarrjet e mëdha. Shembuj të hapësirave inteligjente– duke përfshirë ketu një dyqan inteligjent, një zyrë inteligjente dhe një hotel inteligjent – janë në ekspozitë në stendën e Samsung në ISE 2024.

Me opcionin “Routines”, përdoruesit mund të krijojne ambjentet e dëshiruara duke vendosur dhe regjistruar ndriçimin, temperaturën, lagështinë dhe cilësinë e ajrit në mënyrë optimale, dhe më pas ti mbajnë ato kostante me anë të menaxhimit automatic të hapësirës. Për shembull, një dyqan inteligjent mund të ndezë dhe fikë automatikisht furnizimin me energji për të përshtatur tabelat e menysë dhe ndriçimin me orët e punës.

Për më tepër, Modaliteti i Energjisë AI të SmartThings ndihmon bizneset të qëndrojnë ekologjikisht të vetëdijshëm duke reduktuar përdorimin e energjisë përmes menaxhimit efikas të aseteve dhe monitorimit të avancuar, siç është fikja e pajisjeve të lidhura ose zbehja e dritave gjatë ditës në varësi të përdorimit të energjisë, pranisë dhe kohës.

Për të përmbushur nevojat e ndryshme të klientëve B2B, Samsung ka zgjeruar API-n e SmartThings Enterprise për pronarët e bizneseve. Duke shfrytëzuar API-n, klientët mund të lidhin shumë lehtë SmartThings me sistemin e tyre të menaxhimit dhe të krijojnë zgjidhje të personalizuara dhe të optimizuara për skenarë të ndryshëm ose tabela informative me informacionin që ata dëshirojnë. Ekosistemi i pajisjeve të personalizueshme siguron konektivitet të pandërprerë për një gamë të gjerë pajisjesh dhe përmirëson besueshmërinë e sistemit. Gjithashtu është krijuar një aplikacion i veçantë për instaluesit, i cili e bën procesin e instalimit të lehtë, duke iu përgjigjur nevojave unike të klientëve B2B për të patur përdorues të ndryshëm për cdo pajisje.

Në rastin e një hoteli ose një salle konferencash, ku zotëruesi i pajisjes dhe përdoruesi mund të jenë të ndryshëm, zotëruesi i pajisjes mund të gjenerojë një URL në internet për të ndarë veçoritë e SmartThings me përdoruesin. Në këtë mënyrë, mysafirët e hotelit dhe përdoruesit e sallës së konferencave mund të përjetojnë lehtësisht përvojën e SmartThings pa pasur nevojë të instalojnë aplikacione shtesë. Zotëruesi i pajisjes gjithashtu mund të specifikojë përdorimin e autorizimit dhe kohëzgjatjen e përdorimit të pajisjes së lidhur kur gjeneron URL-në në internet.

Duke shënuar një hap të rëndësishëm përpara përsa i përket teknologjisë të ndërlidhur për bizneset, SmartThings për Biznes është planifikuar të jetë në dispozicion globalisht gjatë gjysmës së parë të vitit 2024. Platforma do të hapë mundësi të reja për menaxhim efikas dhe inteligjent të pajisjeve të ndryshme inteligjente në të gjitha industritë, duke ofruar zgjidhje të personalizuara dhe inteligjente të menaxhimit të pajisjeve të cilat përshtaten me nevojat unike të mjediseve të ndryshme të biznesit.

Ekran interaktiv i ri i Samsung përdor aksesin në aplikacionet e Google Play dhe shërbimet e Google për ti ofruar arsimit mundësi të pakufizuara

Gjatë ISE, Samsung gjithashtu po njofton ekranin e tij të parë interaktiv të certifikuar nga Google Enterprise Devices Licensing Agreement (EDLA) (emri i modelit: WAD) i cili pritet të lançohet gjatë gjysmës së parë të vitit 2024. Duke përdorur systemin operativ Android™ 13, seria WAD — në dispozicion në modelet 65-, 75- dhe 86-inç — ofron një përvojë mësimdhënieje interaktive dhe intuitive si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit.

Seria WAD ofron një përvojë mësimdhënieje interaktive të mjeteve arsimore. Ajo siguron qasje në shumë aplikacione arsimore përmes Google Play, duke lejuar në të njëjtën kohë qasjen në shërbime të ndryshme të Google, si Google Classroom dhe Google Drive. Ekrani interaktiv ka pamjen dhe ndjesinë e një tableti të madh me një ndërfaqe (UI) të njohur dhe intuitive përdoruesin.

“Ne jemi të emocionuar të sjellim më shumë pajisje të certifikuara nga Android EDLA përmes partneritetit tonë me Samsung Electronics, duke zgjeruar perdorimin e sistemit Android përtej konsumatorëve në shkolla dhe biznese,” tha Scott Porter, Drejtor i Menaxhimit, Partneritetet e Ndërmarrjes Android Chrome në Google. “Ne presim me padurim një partneritet të vazhdueshëm me Samsung për të ofruar zgjidhje inovative përsa i përket përdorimit të ekraneve për klasa dhe përtej tyre.”

Seria WAD është projektuar me kujdes për të përmbushur kërkesat e ndryshme të sigurisë dhe besueshmërisë në mjediset arsimore. Ekrani ofron mbrojtje të përmirësuar gjatë mbingarkesës elektrike ose lagështirës së lartë, duke adoptuar masa teknike të ndryshme përfshirë një kondensator 500V (DC) për të thithur menjëherë ngarkesën e tensionit të lartë deri në 500V (DC), si dhe një siguresë të përbërë prej xhami për të parandaluar dëmtimet. Seria WAD gjithashtu aplikohen ngjitës kundër lagështisë në zonën kritike të çipit për ti rezistuar kushteve të lagështa, duke e bërë atë një mjet të vlefshëm për shkolla të vendosura në zona me klimë të lagësht ose me shi.

Për më tepër, Device Management Solution (DMS) ofron monitorim dhe kontroll në distancë të ekranave të klasës, edhe kur ndodhin rrethana të paparashikuara, për të rritur lehtësinë në mjediset arsimore. Me opsionin Mesazhe të Avancuara, ekranet mund të dërgojnë menjëherë mesazhe të rëndësishme nëpër kampuse, klasa dhe hapësira publike. Komunikimet urgjente gjithashtu mund të shfaqen në tabelat e bardha interaktive, në mënyrë që nxënësit dhe personeli të njoftohen në kohë reale.

Për më tepër, seria përfshin një modul opcional Wi-Fi®, i cili i përgjigjet kërkesave të avancuara të sigurisë për sektorë të ndryshëm.

Seria WAD është projektuar me optimizimin e mësimit si prioritet kyç. Ajo ofron një përvojë të natyrshme të shkrimit me prekje e cila përdor teknologjinë me rreze infra të kuqe (IR) dhe mbështet deri në 40 pika prekjeje simultane. Dizajni i hollë lejon mësuesit të lëvizin pajisjen më lehtë, dhe veçori si modaliteti Multi Window u lejon atyre të menaxhojnë dritare të shumta brenda ndërfaqes. Ka gjithashtu një portë 3-në-1 USB-C e cila thjeshton konektivitetin dhe lejon pajisjet e lidhura të karikohen deri në 65W, si dhe një dalje HDMI e cila lejon ndarjen e lehtë të përmbajtjes. Për të shtuar komoditetin, seria gjithashtu vjen me një altoparlant stereo përpara, mbajtëse penash dhe dorezë.

Partneritet me Cisco, duke zbuluar Sinjalisitkën Inteligjente 105” 5K të Optimizuar për Përvojën e Punës Hibride

Samsung sot gjithashtu njoftoi një partneritet të zgjeruar përkrah Cisco për të ofruar përvoja të përmirësuara bashkëpunimi për punëtorët hibridë. Si pjesë e këtij partneriteti të ri, Samsung zbuloi modelin e tij të ri të Sinjalistikës Inteligjente 105 inç, 21:9 QPD-5K  e cila është e pajtueshëme me Cisco Room Kit EQ, dhe është e certifikuar për Microsoft Teams.

Modeli i ri 105” QPD-5K i Samsung vjen me rezolucion 5K dhe raport 21:9. Ai ofron një përvojë intuitive, si dhe natyrale të video-konferencave, ideale për hapësirat e punës hibride. QPD-5K është i pajtueshëm me Cisco Room Bar dhe Seria e Room Kit, duke krijuar një mjedis efikas takimi nëpërmjet integrimit të kameras, audios dhe të gjitha kapaciteteteve të tjera të kërkuara për video-konferenca.

“Ne kemi hyrë në një epokë të re ku puna hibride është pjesë integrale e përvojës së punës. Punonjësit thjesht duhet të jenë në gjendje të kenë funksionalitet të plotë ndërsa punojnë në linjë,” tha Hoon Chung, Zëvendëspresident Ekzekutiv i Biznesit të Ekranave Vizual në Samsung Electronics. “Partneriteti ynë me Cisco u ofron përdoruesve një mjedis pune të qasshëm, dhe në qendër të kësaj është ekrani ynë 105 inç QPD-5K i cili u jep përdoruesve ndjesinë se janë ulur në të njëjtën dhomë me kolegët e tyre.”

Kur lidhen pajisjet e video-konferencës të certifikuara për Microsoft Teams, si sistemet e fuqizuara nga RoomOS [5]të Cisco, raporti 21:9 i modelit QPD-5K optimizon përvojën Front Row, një plan përfshirës i takimeve për Microsoft Teams Rooms. Ai siguron që të gjithë pjesëmarrësit, qoftë të lidhur në distancë ose në vend, të ndihen njësoj të pranishëm dhe të angazhuar në diskutim.

“Në epokën e sotme të punës hibride, është thelbësore që hapësirat e punës të rishikohen për të mundësuar bashkëpunim të shkëlqyer. Kjo do të thotë që sallat e konferencave të pajisen me sisteme video inteligjente të projektuar për të sjellë përvoja imersive të bashkëpunimit për të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht nga vendndodhja e tyre,” tha Jeetu Patel, EVP dhe Menaxher i Përgjithshëm, Siguria dhe Bashkëpunimi, Cisco. “Përmes partneritetit tonë me këta liderë të industrisë, ne po ofrojmë diçka që ne e quajmë Distance Zero, duke eliminuar përvojat e klasit të dytë pavarësisht nga ku jeni duke punuar.”

Duke ofruar një pamje panoramike, ekrani QPD-5K ofron një përvojë vizuale hiper-reale dhe imersive në dhomat e kontrollit, klasat, si dhe në sallat e takimeve. Ai përputhet me modelin e dritareve të shumta për të shfaqur më shumë informacion dhe funksionon në Tizen OS për performancë të optimizuar të shërbimeve në internet dhe qëndrueshmëri të lartë.

Përdoruesit gjithashtu mund të përfitojnë nga një përvojë video-konference me dy ekrane duke lidhur dy ekranet e Sinjalistikës Inteligjente 4K UHD të Samsung me zgjidhjen më të re të Cisco, Cisco Room Kit EQX. Kjo veçori është në dispozicion me modelet QHC, QMC dhe QBC që variojnë në madhësi nga 65 deri në 75 inç. Në përgjithësi, partneriteti me Cisco ofron një standard të ri për zgjidhje plotësisht të shkallëzueshme, të menaxhueshme dhe të sigurta për çdo hapësirë takimi në zyrën e së ardhmes.

Samsung prezanton ‘Micro LED Transparent’ në Europë

Në event, Samsung paraqiti për herë të parë në Europë, Transparent MICRO LED, një inovacion revolucionar i prezantuar globalisht në CES 2024. Kjo teknologji e fundit vendos një standard të ri në tregun e ekranit tregtar me transmetimin dhe qartësinë e saj të jashtëzakonshme, duke përdorur një çip MICRO LED shumë të vogël dhe një proces të saktë prodhimi që eliminon shkëputjet dhe refraksionin e dritës. MICRO LED transparent mund të personalizohet në çdo madhësi ose raport, duke ofruar një nivel tjetër të personalizimit për klientët.

Kjo teknologji është e vendosur të revolucionojë hapësirat e shitjes me pakicë dhe ekspozitave, me ekranin që shfaq njëkohësisht informacione të rëndësishme ndërsa ofron një pamje të produkteve aktuale ose krijon një atmosferë unike përmes sipërfaqes së tij transparente. Ajo paraqet raste të reja përdorimi dhe zgjeron kufijtë e përvojës së ekranit.

Që nga debutimi i The Wall në 2018 – një ekran tregtar modular që prezanton teknologjinë MICRO LED pa u kufizuar nga madhësia, rezolucioni ose forma – Samsung ka qenë lider në teknologjinë e ekranit LED. Udheheqja e pakonkurueshme e kompanisë në teknologji dhe në mjeshtërinë  saj, është e dukshme në distancën ultra te vogël ndërmjet pixelave dhe aplikimet e specializuara në prodhimin virtual, vazhdon të eksplorojë mundësitë e pafundme të kësaj teknologjie të ekranit.

Rreth Samsung Electronics Co., Ltd.

Samsung frymëzon botën dhe formon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania është duke rishikuar botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve të cilat mund të vishen, tabletave, pajisjeve shtëpiake, sistemeve të rrjetit të kujtesës, sistemit LSI, fondit dhe zgjidhjeve LED, dhe po ofron një përvojë të lidhur pa probleme përmes ekosistemit të saj SmartThings dhe bashkëpunim të hapur me partnerët. Për lajmet e fundit, ju lutemi vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0