Samsung lançon super telefonin Galaxy A7 me tre kamera

Samsung lançon super telefonin Galaxy A7 me tre kamera


Një ditë pasi zbuloi fotot e telefonit Samsung Galaxy A7 dhe kamerës së tij të trefishtë, kompania e hodhi menjëherë në treg këtë produkt.

Por kjo do të thotë se Samsung ka diçka tjetër për të zbuluar në 11 tetor, apo jo?

Kemi akoma kohë për ta zbuluar, por fillimisht i hedhim një sy super telefonit Galaxy A7.

Telefoni përshkruhet si një aparat fotografik i vogël. Ai ka një ekran 6 inç, 2,220×1,080 Super AMOLED, një proçesor octa-core, 4/6GB RAM dhe një memorie 64/128GB, një 3,300mAh bateri dhe Android 8.0.

Kamerat, janë veçantia e tij më e madhe. Në pjesën e pasme ai ka një kamera 24-megapixel F1.7 e shoqëruar me një 8-megapixel, F2.4 ultra e gjerë, sensorë 120 gradë dhe një 5-megapixel, me sensor të thellë F2.2 (për fotot portret). Në pjesën e pasme, ai ka vetëm një kamera 24-megapixel, F2.0.

E gjithë kjo teknologji do të lejojë përdoruesit e Galaxy A7 të bëjnë truke të shumta, si rregullimi i efektit bokeh gjatë kapjes së fotografisë. Sensori kryesor i A7 mund të kombinojë katër piksel në një për të marrë fotografi më të mira në mjedise me dritë të dobët, dhe Scene Optimizeri inteligjent Samsung është gjithashtu në bord.

Samsung Galaxy A7 është i disponueshëm në katër ngjyra: blu, e zezë, gold dhe rozë. Telefoni pritet të bëhet pjesë e tregut Evropian dhe Aziatik këtë vjeshtë; por çmimi ende nuk dihet.

Samsung thotë se do ta “festojë lançimin” e një “anëtari të ri në familjen galaxy” më 11 Tetor. A mund të ketë A9 katër kamera? Duhet të presim javën e ardhshme për të parë.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0