Samsung Electronics prezanton PyeongChang 2018 Olympic Games Limited Edition për të festuar Shpirtin e Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang 2018

Samsung Electronics prezanton PyeongChang 2018 Olympic Games Limited Edition për të festuar Shpirtin e Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang 2018


 

Kur na ndan më pak se një muaj nga Lojrat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, Samsung Electronics Co., Ltd., Partner i Lojërave Olimpike mbarëbotërore në Pajisjet e Komunikimit Wireless dhe kategorinë e pajisjeve kompjuterike, prezantoi sot PyeongChang 2018 Olympic Games Limited Edition.

Për të zgjeruar më tej trashëgiminë olimpike në mbështetjen e atletëve dhe familjen olimpike, Samsung do të ofrojë pajisje ekskluzive, të cilat janë një prodhim special i Galaxy Note8, si inkurajim për të bërë gjëra më të mëdha në Lojrat Olimpike Dimërore, ndërkohë që ndihmon në ruajtjen e lidhjes në kohë reale dhe kapjen e ndarjen e kujtimeve me ata që janë afër dhe larg.

 

Në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Komitetin Organizativ PyeongChang për Lojrat Olimpike dhe Paralimpike të Dimrit 2018 (POCOG), Samsung do të ofrojë mbi 4.000 pajisje për të gjithë Olimpistët, si dhe familjen Olimpike PyeongChang 2018, duke përfshirë stafin e IOC dhe POCOG duke i lejuar ata të mbështeten në teknologjinë mobile Samsung për të përjetuar eksperiencën e përdorimit të tyre.

PyeongChang 2018 Olympic Games Limited Edition do të përfshijë funksionalitetet e reja të Galaxy Note8, të tilla si ekrani Infinity me 6,3ʺ që përshtatet në mënyrë fantastike për tu kapur me një dorë, stilolapsin i përmirësuar S Pen për produktivitet efikas dhe kamera fantastike e dyfishtë, më e mira e Samsung.

Ekskluzivisht për Lojrat, PyeongChang 2018 Olympic Games Limited Edition do të shfaqë një kasë të bardhë me shkëlqim mbrapa për të festuar tematikën e dimrit dhe unazat olimpike gold – frymëzuar nga Pishtari Olimpik – një shprehje e Lëvizjes Olimpike për bashkimin e pesë kontinenteve dhe unitetit në mbarë botën.

“Gjatë gjithë trashëgimisë sonë 20-vjeçare si një partner në Lojërat Olimpike, Samsung ka mbështetur Lëvizjen Olimpike duke ndihmuar përhapjen e Shpirtit Olimpik dhe duke përmirësuar lidhjet nëpërmjet risive tona më të fundit teknologjike dhe përvojave intensive,” tha Younghee Lee, CMO dhe Zëvendës Presidente Ekzekutive pranë Samsung Electronics. “Ne jemi krenarë që do t’i ofrojmë PyeongChang 2018 Olympic Games Limited Edition të gjithë atletëve në një përpjekje për t’i ndihmuar ata që të qëndrojnë të lidhur, të kapin dhe të ndajnë një nga momentet më të paharrueshme të jetës së tyre.”

PyeongChang 2018 Olympic Games Limited Edition do të paraqesë sfonde me temë të parapërgatitur PyeongChang 2018, duke lejuar pjesëmarrësit të qëndrojnë të lidhur përmes teknologjisë mobile më të avancuar të Samsung. Si një element i shtuar, aplikacione të dobishme do të instalohen paraprakisht për të ndihmuar në përsosjen e përvojës më të madhe të Lojërave Olimpike.

“Angazhimi i Samsung për Lëvizjen Olimpike gjithnjë e më shumë ka mundësuar lidhjet kuptimplota përmes teknologjive inovative mobile gjatë 20 viteve të fundit,” tha presidenti pranë IOC, Thomas Bach. “Krijimi i një pajisjeje Limited Edition në Lojrat Olimpike përforcon dëshirën e përbashkët të Samsung dhe IOC për të përhapur frymën olimpike. Është për shkak të partnerëve të përkushtuar si Samsung që ne jemi në gjendje të sigurojmë eksperiencën më të paharrueshme të Lojërave Olimpike herë pas here.”

Samsung do të sigurojë Galaxy Note8 për Paralimpikët

Duke shfaqur përkushtimin ndaj Lëvizjes Paralimpike, Samsung do të ofrojë smartphone për të gjithë Paralimpikët në Lojrat Paraolimpike të Dimrit PyeongChang 2018. Secili pjesëmarrës do të marrë Galaxy Note8 së bashku me kasat që shfaqin logon e Lojërave Paraolimpike dhe do të njohin se si teknologjitë e avancuara mund të ndihmojnë në krijimin e botës dixhitale. Samsung ka qenë një Partner Paralimpik Botëror që nga Lojërat Olimpike Dimërore Vancouver 2010 dhe një mbështetës për Lëvizjen Paralimpike që përpiqet të nxitë frymën e përparimit dhe sfidën njerëzore.

Rreth përfshirjes së Samsung në Lojrat Olimpike

Samsung nisi përfshirjen në Lojrat Olimpike si sponsor lokal i tyre në Seul 1988. Duke filluar me Lojrat Olimpike Dimërore Nagano 1998, kompania vazhdoi angazhimin e saj ndaj Lëvizjes Olimpike si Partner Olimpik Botëror në kategorinë e Pajisjeve të Telekomunikacionit Wireless, duke ofruar komunikimet e saj në platformat e komunikimit dhe pajisjet mobile me Wireless. Këto teknologji të reja mobile i ofrojnë komunitetit olimpik, atletëve dhe tifozëve në mbarë botën shërbime interaktive të komunikimit dhe informacionit dhe Samsung Pay. Samsung organizon fushata të ndryshme olimpike për të ndarë emocionet e Lojrave Olimpike me njerëz në mbarë botën dhe u mundëson të gjithëve të marrin pjesë në Lojrat përmes teknologjisë inovative mobile. Përkushtimi i Samsung si një Partner Olimpik Botëror vijon përmes PyeongChang 2018 dhe Tokio 2020 në kategorinë e Pajisjeve të Komunikimit Wireless.

Rreth Samsung Electronics Co., Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë transformuese. Për lajmet më të fundit, ju lutemi vizitoni Samsung Newsroom në http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0