Samsung Electronics njofton Vizionin e Qëndrueshmërisë për Mobile: Galaxy for the Planet - Business Magazine Albania

Samsung Electronics njofton Vizionin e Qëndrueshmërisë për Mobile: Galaxy for the Planet

Samsung Electronics

Samsung Electronics zbuloi Galaxy for the Planet, platformën e qëndrueshmërisë për Biznesin e saj të Komunikimeve Mobile e mundësuar nga inovacioni dhe fryma e bashkëpunimit të hapur, për të ndërmarrë veprime të prekshme klimatike në të gjithë biznesin e saj. Samsung ka vendosur një grup fillestar objektivash që do të arrihen deri në vitin 2025 për të zvogëluar gjurmët e tij mjedisore.

“Ne besojmë se të gjithë kanë një rol për të luajtur në ofrimin e zgjidhjeve inovative që mbrojnë planetin për brezat e ardhshëm. Samsung e kupton se përpjekjet tona duhet të përputhen me influencën tonë dhe madhësinë e të gjithë ekosistemit Galaxy në të gjithë botën, “tha TM Roh, President dhe Shef i Komunikimeve, Samsung Electronics. “Galaxy for the Planet është një hap i rëndësishëm në udhëtimin tonë drejt krijimit të një bote më të qëndrueshme, dhe ne do ta bëjmë këtë me transparencën dhe bashkëpunimin që udhëheq gjithçka që bëjmë.”

Sigurimi i një impakti më të mirë mjedisor deri në vitin 2025

Samsung beson se integrimi i praktikave të qëndrueshme në secilën fazë të prodhimit është thelbësor për të minimizuar ndikimin në mjedis dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për komunitetet në të gjithë botën dhe gjeneratën e ardhshme të novatorëve. Samsung do të punojë për të arritur qëllimet e tij fillestare deri në vitin 2025, dhe do të synojë të evoluojë angazhimet e tij për të adresuar sfidat e reja përtej vitit 2025.

 

  • Përfshirja e materialeve të ricikluar në të gjitha produktet e reja mobile deri në vitin 2025

Samsung po investon në materiale të reja dhe inovative eco-concious për produktet e saj. Me qëllimin e përdorimit të materialit të ricikluar në të gjitha produktet e reja mobile  deri në vitin 2025, Samsung do të përdorë materiale të ndryshme të ricikluara brenda produkteve të tij, duke marrë parasysh forcën, estetikën dhe qëndrueshmërinë e tyre.

 

 

  • Eliminimi i të gjitha materialeve plastike në paketimin e paisjeve mobile deri në vitin 2025

Samsung po punon për eleminimin e materialeve plastike njëpërdorimshe nga paketimi i produkteve deri në vitin 2025-duke reduktuar dhe zëvendësuar burimet dhe materialet e panevojshme që përdoren zakonisht në paketimin e pajisjeve.

 

  • Reduktimi i konsumit të standby power [1] të të gjithë karikuesve[2] të smartphone -ve nën 0.005W deri në vitin 2025

Samsung po i jep përparësi teknologjisë së kursimit të energjisë që rrit efikasitetin dhe zvogëlon konsumin e energjisë. Samsung ka zvogëluar me sukses konsumin e standby power në të gjithë karikuesit[3] e smartphone -ve në 0.02W, i cili është ndër më efikasët e energjisë në industrinë e celularëve. Për të arritur këtë progres , Samsung do të punojë për të arritur konsumin zero power standby të karikuesve të smartphone, duke synuar reduktimin nën 0.005W deri në vitin 2025.

  • Arritja e zero mbetjeve në landfill deri në vitin 2025

Samsung po minimizon mbeturinat e krijuara në vendet e tij të punës, me angazhimin për të devijuar të gjitha mbeturinat nga landfilli deri në vitin 2025. Samsung do të punojë gjithashtu për të zvogëluar mbeturinat elektronike në një shkallë globale duke optimizuar ciklin e jetës së produktit, duke përmirësuar proceset e projektimit të produktit dhe përmes iniciativave si Programet e Galaxy Upcycling, Certified Re-Newed dhe Trade-In.

 

Vazhdimi i misionit  të Samsung

Samsung do të vazhdojë të zbulojë mënyra të reja për të adresuar krizën klimatike dhe të zgjerojë rolin e saj në përshpejtimin e progresit për të arritur Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Kompania është e përkushtuar për të raportuar përparimin në mënyrë transparente dhe duke punuar me kolegët dhe partnerët e industrisë gjatë gjithë rrugëtimit të saj të qëndrueshmërisë.

“Samsung është i përkushtuar në krijimin e zgjidhjeve që mundësojnë një të ardhme më të mirë për njerëzit dhe planetin tonë. Sidoqoftë, ne e dimë që ne nuk mund ta bëjmë këtë vetëm, dhe lufta kolektive për planetin nuk është një garë, “tha Stephanie Choi, SVP dhe Shefe e Marketingut të Komunikimeve Mobile në Samsung Electronics. “Ne përpiqemi që të bashkëpunojmë në gjithçka që bëjmë, dhe partneritetet tona strategjike në sektor, industri dhe tregje na mundësojnë të shkallëzojmë ndikimin pozitiv në të gjithë botën – duke na ndihmuar të arrijmë një të ardhme më të qëndrueshme.”

Produktet e Samsung janë të dizajnuara për të minimizuar ndikimin në mjedis gjatë gjithë ciklit të tyre të jetës-përfshirë paketim të qëndrueshëm, teknologji të kursimit të energjisë dhe aftësinë për të ricikluar pajisjet e vjetra. Për të parë përparimin e qëndrueshmërisë së Samsung, shikoni Raportin e vitit 2021.

[1] Standby power consumption është fuqia e përdorur pasi një smartphone është karikuar plotësisht, por ngarkuesi mbetet i vendosur në prizë.

[2] Bazuar në karikuesit  15W, 25W  dhe 45W të smartphone-ve Galaxy.

[3] Bazuar në karikuesit  15W, 25W  dhe 45W të smartphone-ve Galaxy.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0