Samsung Electronics debuton filmin e shkurtër të frymëzuar nga ‘Stranger Things’ me Galaxy S22 Ultra - Business Magazine Albania

Samsung Electronics debuton filmin e shkurtër të frymëzuar nga ‘Stranger Things’ me Galaxy S22 Ultra

Samsung Electronics

Në bashkëpunimin e tij të fundit me Netflix, Samsung shfrytëzon në maksimum veçorinë Nightography të S22 Ultra për të festuar premierën e sezonit të katërt të serialit

Samsung Electronics debutoi Make STRANGER Nights Epic, një film i shkurtër që përdor veçoritë e avancuara të kamerës Nightography të Galaxy S22 Ultra për t’i bërë homazh serialit të njohur të Netflix, Stranger Things. Videoja është pjesë e partneritetit të vazhdueshëm të Samsung me Netflix dhe është e disponueshme për t’u parë tani në rrjetet sociale të Samsung, duke ardhur njëkohësisht me publikimin e sezonit të katërt të Stranger Things.

 

Në filmin e shkurtër, tema e frymëzuar nga Stranger Things shërben si një sfond i përshtatshëm për të shfaqur aftësitë e fuqishme të Nightography të Galaxy S22 Ultra. Në sezonin e katërt të Stranger Things, nata hap portën e një botë të jashtëzakonshme – dhe S22 Ultra përdoret për të rikrijuar atë stil të veçantë dhe për të treguar një histori kinematografike që tregon se si teknologjia Galaxy ka fuqinë për të kapur detaje që nuk do të mund të shiheshin në errësirë.

 

Ta bësh natën epike

Make STRANGER Nights Epic, një vajzë vendos Samsung Galaxy S22 Ultra në xhepin e saj të pasmë ndërsa i jep biçikletës duke shkuar në shtëpinë e shoqes së saj për të parë Stranger Things 4. Gjatë udhëtimit të saj, video ndizet pa dashje, duke kapur pamjet e asaj që fshihet pas saj në The Upside Down. Të gjitha skenat e pamjeve vertikale të telefonit janë filmuar me Samsung Galaxy S22 Ultra[1].

Filmi i shkurtër gjithashtu shfrytëzon në maksimum veçoritë e fuqishme të kamerës Nightography të Galaxy S22 Ultra, të cilat përfshijnë një kamerë kryesore 108MP dhe një sensor masiv pikselësh 2.4um të mundësuar nga inteligjenca artificiale e avancuar (AI) që e lejojnë atë të kapë më shumë dritë, për pamje video më të qarta dhe me më shumë shkëlqim, ditën dhe natën.

Të krijosh një ‘’Galaxy’’ me përmbajtje të jashtëzakonshme

Samsung dhe Netflix kanë një partneritet të gjatë dhe kanë bashkëpunuar në fushata të personalizuara që paraqesin disa nga seritë më të njohura të platformës së transmetimit. Në janar, ata nisën një fushatë të integruar për të ndihmuar në fillimin e sezonit të dytë të Emily në Paris, duke i dhënë mundësinë fansave të bëhen personazhi kryesor në posterin e tyre të animuar përmes Samsung Galaxy Z Flip 5G.

Lexo: Netflix nis turnetë në këmbë në mënyrë që të mund të shihni se ku bëhen shfaqjet tuaja të preferuara

Samsung dhe Netflix gjithashtu bashkëpunuan për të krijuar një film të shkurtër të Bridgerton për zbulimin e serisë Galaxy S22 në Unpacked në muajin shkurt. Në skenën prej tre minutash, novatorët përpiqen të tërheqin vëmendjen e Mbretëreshës Charlotte të Bridgerton. Shpikësi, Lord Tristar, ia del mbanë kur shfaq krijimin e tij vizionar – pikturat masive neoklasike të një Galaxy S22 Ultra, gati për 209 vjet.

Samsung dhe Netflix do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të krijuar përmbajtje interesante dhe me cilësi të lartë që njerëzit e duan.

Pas publikimit në maj të Stranger Things 4 vëllimi i parë, debutimi i Samsung i Make STRANGER Nights Epic vjen pasi Netflix publikoi trailerin zyrtar për vëllimin e dytë, i cili do të shfaqet më 1 korrik. Për të parë filmin e shkurtër të Samsung dhe Netflix, Make STRANGER Nights Epic, vizitoni kanalin YouTube të Samsung.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0