Samsung do sjellë gjithë aplikacionet e tij Android në iOS

Samsung do sjellë gjithë aplikacionet e tij Android në iOS


Samsung është duke planifikuar për të sjellë pothuajse të gjitha aplikacionet e tij Android në iOS, sipas asaj që raporton TechSot.al. Të gjithë aplikacionet me të cilat përdoruesit e Galaxy janë të familjarizuar, duke përfshirë S Health dhe Gear Fit Manager mendohen të jenë në listë.

Samsung ka konfirmuar tashmë planet për të sjellë aplikacionin e tij Gear Manager për iPhone, i cili do të lejojë lidhjen mes orës së zgjuar së kompanisë Koreane Gear S2. Tani TechSot.al raporton se shumë të tjerë janë rrugës.

Një nga ato është Gear Fit Manager, i cili do të lejojë përdoruesit të kombinojnë iPhone me një Gear Fit, aplikacion i cili shërben për të gjurmuar aktivitetin tuaj fizik. Samsung gjithashtu pritet të sjellë S Health për iPhone, i cili do ju japë përdoruesve një alternativë kundrejt platformës së Shëndetit (Health) të Apple.

Gjithashtu priten të portohen dhe aplikacionet që shoqërojn Galaxy View, Remote Control dhe Family Square, të cilat lejojnë përdoruesit për të kontrolluar tabletët e mëdha në distancë.

Të Ngjashme:  Mbyllja e aplikacioneve nuk kursen baterinë

“Ka plane gjithashtu për lançimin e aplikacionit Level për pajisjet audio të Samsung Level, të cilët do t’i mundësojnë përdoruesit të iPhone për të përdorur këto pajisje dhe të vënë në përdorim efekte të ndryshme.

“Samsung është gjithashtu duke punuar në një version më të ri të aplikacionit Smart Camera për iOS, i cili mund të sjellë një UI të rikonstruktuar (diçka që ne mendojmë se është krejtësisht e nevojshme).”

Është e paqartë se kur këto aplikacione priten të vijnë në iOS, por me shumë gjasa jo të gjithë do të mbërrijë në të njëjtën kohë. Gear Fit Manager, e cili mund të ndihmojë Samsung të shesë pajisjet e tij Gear Fit, ka të ngjarë të jetë më i favorizuari, i cili ndiqet më pas nga S Health dhe më pas pjesa tjetër e formacionit.

Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0