Samsung dhe upday prezantojnë një aplikacion të ri emocionues të lajmeve eSports - Business Magazine Albania

Samsung dhe upday prezantojnë një aplikacion të ri emocionues të lajmeve eSports

eSports

Aplikacioni Jaxon është destinacioni i ri i adhuruesve të eSports për të marrë lajme mbi lojërat dhe turnet e tyre të preferuar.

Samsung dhe upday bashkojnë forcat për të prezantuar Jaxon, një aplikacion i ri i lajmeve eSports. Aplikacioni u sjell adhuruesve të eSports lajmet më të reja në eSports dhe gaming ku përfshin tituj të tillë si League of Legends, Dota 2, Fortnite, CS: GO dhe Valorant. Jaxon është tani në dispozicion për tu shkarkuar në Galaxy Store dhe Google Play Store.

Audienca e eSports po rritet me një ritëm të shpejtë, veçanërisht duke tërhequr gjithnjë e më shumë fansa të rinj. Në 2021, audienca eSports u rrit me 8.7% duke shkuar në 474 milionë, një rritje prej 19% krahasuar me 2019. Kjo audiencë do të vazhdojë të rritet me një CAGR prej 7.7% në 577.2 milionë deri në 2024.

Me eSports tani një fenomen global, adhuruesit duan të jenë të përditësuar me lajmet dhe tendencat e fundit. Përveç turneve streaming të ligës eSports në Twitch dhe YouTube, shumë fansa duan një platformë që mbledh dhe klasifikon ngjarjet më emocionuese në botën e eSports. Për këtë arsye, Samsung ka zhvilluar një aplikacion me platformën e lajmeve upday për t’i sjellë fansave lajmet më të fundit të eSports. Me Jaxon, përdoruesit jo vetëm që mund të marrin një përmbledhje të të gjitha lajmeve përkatëse, por dhe përmbajtje të kuruar me kujdes nga ekipi editorial me përvojë.

Në Jaxon, adhuruesit e eSports mund të shikojnë përmbajtjet më të fundit si komentet, historitë emocionuese të ditës së ndeshjeve dhe intervistat ekskluzive nga lojërat që ata duan si League of Legends, Fortnite, CS: GO, Dota2, dhe Valorant.

Për t’i sjellë përdoruesit e Jaxon sa më afër, Samsung dhe upday po planifikojnë partneritet me botues dhe lojtarë të ndryshëm të lojërave në fushën e eSports. Influencues të përzgjedhur, si Medic (League of Legends), AndersOnFire (CS: GO) dhe MitchMan (Valorant), do të prodhojnë dy video ekskluzive në muaj secili.

Përdoruesit mund të personalizojnë cilat lajme dhe formate dëshirojnë të shohin duke ndjekur kanalet dhe lojërat e tyre të preferuara. Përveç trending stream, që mbledh lajmet më të rëndësishme eSports në format full-screen, fokusohet edhe në përmbjtje në formën e videos që mund të ndiqet shpejt, thjesht dhe në mënyrë fleksibile. Gjithashtu, është shumë thjeshtë për të kaluar në kanalin e lojës së tyre të preferuar me vetëm një lëvizje. Funksioni i integruar i kalendarit lejon fansat që të kontrollojnë se kur fillon turneu tjetër ose kur do të luajnë yjet e njohur të eSports.

Një tjetër tipar i veçantë i aplikacionit është personazhi Jaxon. Karakteri me space-theme, ka për qëllim t’i japë një kthesë të re lajmeve të lojërave. Jaxon do të jetë në qendër të aplikacionit dhe markës si një element i dizajnit, influencues i mediave sociale, autor, këshilltar dhe personalitet. Jaxon gjithmonë do të ndajë mendimin e tij mbi temat më në trend në eSports në një mënyrë humoristike dhe informuese.

“eSports është një pasion për shumë nga përdoruesit tanë.” thotë Benjamin Braun, Shefi i marketingut në Samsung Europe. “Me aplikacionin Jaxon ne kemi krijuar një vend për fansat eSport për të ndjekur lajmet dhe përmbajtjen më të fundit të lojës duke u siguruar që ata të mos humbasin asnjë moment nga turnet dhe lojtarët që duan. Të gjithë ne që luajmë Fortnite dhe League of Legends e dimë emocionin e lojës dhe turneve të saj.”

Peter Würtenberger, CEO i upday: “Për herë të parë, Jaxon mbledh së bashku të gjitha lajmet dhe përmbajtjet më të fundit eSports në një aplikacion pa ndërprerje, që do të thotë që tifozët nuk do të humbasin kurrë të rejat më të fundit nga lojërat, turnet dhe lojtarët e tyre të preferuar eSports”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0