Samsung dhe Red Bull sfidojnë përdoruesit të ‘Shikojnë Pamjen e Madhe’ në një video të re të sporteve ekstreme - Business Magazine Albania

Samsung dhe Red Bull sfidojnë përdoruesit të ‘Shikojnë Pamjen e Madhe’ në një video të re të sporteve ekstreme


Videoja përmban veprime të jashtëzakonshme nga skateborderi legjendar Pedro Barros për shikuesit që t’i shijojnë në televizorët QLED me ekran të madh

Seul, Kore – 30 Maj, 2018 – Samsung Electronics Co., Ltd. zbuloi sot një video të re të sporteve ekstreme në bashkëpunim me Red Bull dhe skateborderin legjendar brazilian Pedro Barros. Nën tematikën “Shiko Pamjen e Madhe”, video e re i fton shikuesit të përjetojnë veprimet dhe intensitetin e skatebordit, ndërsa Barros luan përmes një strukture të modeluar me disa prej sfondeve më të bukura të botës si Barcelona dhe New York.

https://www.youtube.com/watch?v=ubDIAdj8WTU

Pas suksesit të bashkëpunimit të parë të Red Bull me Samsung nën titullin ‘Shiko të Papriturën’, koncepti i ri thekson intensitetin e skatebordit ndërsa tregon gjithashtu aftësitë e televizorëve QLED të Samsung. I disponueshëm në ekrane super të mëdha që variojnë nga 65 polësh deri në 88 polësh, televizorët QLED mund të tregojnë cilësinë më të lartë dhe të gjallë të imazhit sot në treg, duke kapur çdo ngjyrë dhe lëvizje me qartësi të pacënuar.

“Me ekranin super të madh të televizorëve QLED, shikuesit do të përjetojnë një eksperiencë të mrekullueshme, ndërsa shikojnë videon ‘Shiko Pamjen e Madhe’ me Pedro Barros me lavdinë e tij. Jemi të emocionuar që kemi bashkëpunuar edhe njëherë me Red Bull për të nxjerrë në pah se si sportet ekstreme shfaqen në ekran,” tha Sunghee Han, Zëvendës President i Visual Display Business pranë Samsung Electronics. “Ndërsa vazhdojmë të rrisim serinë tonë të televizorëve QLED, partneritetet tona me marka si Red Bull do të luajnë një rol thelbësor në sigurimin e konsumatorëve me përmbajtje emocionuese të optimizuar për shikimin premium të TV.”

Gjatë gjithë videos, shikuesit do të përjetojnë disa koncepte të ndryshme brenda ndërtimit të një parku skatebordi me dy shtresa virtuale. Ndërsa Barros kalon përmes strukturës, zbulohet një dimension i ri estetik, duke filluar që nga arkitektura e guximshme e Barcelonës dhe nxehtësia e shkretëtirës afrikane deri në xhunglat prej betoni në New York dhe San Francisco. Artistë të njohur globalisht, përfshirë RYNoART, Steve Fawler, Kirsten Poulsen, Sophia Langner, Marco Reinhardt, PTLN, NXT LVL dhe C-Bass kanë kontribuar në projektimin e parkut virtual. Të gjitha veprat e tyre u realizuan nga Starelation dhe mjeshtri i ndërtimit Andreas Schutzenberger që ndërtoi konceptin gjatë një periudhe tetë javore.

Ylli i videos, Pedro Barros është një sportist i famshëm ndërkombëtar i njohur për fitoren e gjashtë medaljeve ari, tre medaljeve argjendi dhe një medalje bronzi në X-Games. Ai është shpallur gjithashtu fituesi i Kampionatit Botëror të Skatebordit për katër vite rresht 2010-2013 dhe u rendit i treti në 2014 dhe 2015.

Video “Shiko pamjen e madhe” do të shfaqet në ekranet e televizorëve QLED në dyqanet e shitjes së Samsung në fillim të Qershorit, si dhe në kanalet e mediave sociale të Samsung dhe Red Bull.

Për të mësuar më shumë rreth TV QLED të Samsung, vizitoni www.samsung.com.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0