Re:Create Design Challenge thekson vlerën e qëndrueshmërisë në produktet dhe shërbimet e Samsung
Samsung Electronics së bashku me revistën globale të dizajnit dhe arkitekturës, Dezeen, njoftuan nisjen e konkursit të tyre global të dizajnit, i cili ka si qëllim vënien në pah të vlerës së qëndrueshmërisë. Duke ofruar një çmim prej 18,000£, Re:Create Design Challenge fton pjesëmarrësit në mbarë botën të shprehin idetë e tyre krijuese për ripërdorimin dhe riciklimin e pajisjeve të vjetra Samsung ose materialeve të tyre.
Çfarë është Re:Create Design Challenge?
Re:Create Design Challenge pasqyron përpjekjet e vazhdueshme të Samsung për t’i bërë produktet dhe shërbimet e tij më të qëndrueshme. Konkurrenca i avancon këto përpjekje duke i inkurajuar pjesëmarrësit që të gjejnë mënyra inovative për të ripërdorur pajisjet e vjetra ose materialet e përdorura duke i transformuar ato në produkte ose shërbime të reja që mund të përfitojnë si njerëzit ashtu edhe planeti.
Për shëmbull, projekti EYELIKE™ i Samsung, i cili i kthen telefonat inteligjentë të vjetër në kamera diagnostifikuese mjekësore, pajisjet më të fundit Galaxy, të cilat kanë një dizajn që përbëhet nga plastikë e ricikluar prej rrjetave të peshkimit të hedhura në oqean, si dhe telekomandën SolarCell, e cila përbëhet nga 24% materiale të ricikluara dhe funksionon me energji diellore dhe jo nga bateritë e zakonshme.
“Ne jetojmë në një epokë të pasigurt dhe me mundësi të pakufizuara, veçanërisht për krijuesit e dizajnit,” tha TM Roh, President dhe Drejtues i Qendrës së Dizajnit të Korporatës në Samsung Electronics. “Samsung beson në fuqinë e krijimtarisë dhe e ardhmja jonë duhet të mbrohet dhe transformohet përmes inovacioneve kuptimplota dhe të qëndrueshme. Shpresojmë që ky konkurs të sigurojë një biletë që çon në ndryshime me ndikim për të gjithë ne.”
Si të bëheni pjesë?
Pjesëmarrja është e lirë për këdo mbi moshën 18 vjeç në çdo vend, pavarësisht nëse ata janë një stilist profesionist, student ose dikush pa kualifikim në dizajn.
Lexo: Ja cilat janë disa aktivitete në natyrë që do e bëjnë verën tuaj të paharrueshme
Pjesëmarrja në konkurs është e lehtë dhe realizohet duke vizituar faqen zyrtare të Dezeen, e cila ofron detaje të plota mbi konkursin, duke përfshirë udhëzimet e aplikimit dhe informacionin për çmimet. Të interesuarit për të marrë pjesë duhet të dorëzojnë idenë e tyre në faqen e internetit të Dezeen deri më 19 korrik në orën 23:59 GMT.
Si do të zgjidhen fituesit?
Dorëzimet e punimeve do t’i nënshtrohen disa fazave të vlerësimit, bazuar në 4 kritere :
△ Inovacionin (Sa origjinale është ideja?) △ Zgjidhja e problemeve (A propozon ideja zgjidhje kuptimplota për të përmirësuar jetën e njerëzve?) △ Ndikimi social dhe mjedisor (A ndikon ideja e propozuar pozitivisht te njerëzit dhe planeti?) △ Dizajn me në fokus njeriun (Sa përshtatet ideja me filozofinë e dizajnit të Samsung dhe sa përputhet me produktet e tij ose me stilin e jetës së konsumatorëve të Samsung?)
Pasi të përfundojnë fazat fillestare,do përzgjidhet dhe shpallet lista e fituesit në muajin gusht. Një panel ekspertësh nga Dezeen do të zgjedhë fituesin e vendit të parë dhe të dytë.
Individi ose ekipi fitues i vendit të parë do të marrë në shtëpi çmimin e madh të konkursit me vlerë prej 10,000 £. Dy nënkampionët do të marrin çmime në para prej 4,000 £ secili.
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Dezeen.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.