Samsung dhe Blackberry në bashkëpunim për qeverinë gjermane - Business Magazine Albania

Samsung dhe Blackberry në bashkëpunim për qeverinë gjermane


Samsung dhe BlackBerry po bashkëpunojnë për të ndërtuar një tablet që ata e quajnë spyproof’, si përgjigje e një kërkese të bërë nga qeveria gjermane për ruajtjen e informacioneve të saj.

Kjo nuk është hera e parë që dy kompani të ndryshme elektronike bashkohen për të ndërtuar pajisje të sigurisë së lartë. Vitin e kaluar Samsung, Blackberry dhe IBM ndërtuan një version të modifikuar të Galaxy Tab S 10.5 e cila pretendohej të ishte gjithashtu një pajisje shumë e sigurtë, që nuk mund të përgjohej. Ajo u quajt SecuTablet dhe shitej për 2,380 dollarë.

Ndërsa pajisja e re qo do të ndërtojnë dy kompanitë, do të jetë një Samsung Galaxy Tab S2 i modifikuar që do të përmbajë edhe një kartë sigurie. Nga BlackBerry ajo do të marrë sistemin e kodimit dhe programet e çertifikuara dhe nga Samsung, programin e sigurisë Knox.

Akoma nuk dihet sa do të shitet pajisja që Samsung dhe Blackberry po ndërtojnë për qeverinë gjermane.

Burimi: krokodili.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0