Samiti i Startup Europe, angazhim konkret për të rritur potencialin rajonal të startupeve dhe sipërmarrësve

Samiti i Startup Europe, angazhim konkret për të rritur potencialin rajonal të startupeve dhe sipërmarrësve


Startup Europe është një iniciativë e Komisionit Europian që ka për qëllim lidhjen e startupeve, investitorëve, përshpejtuesve, sipërmarrësve, rrjeteve të korporatave, universiteteve dhe mediave përmes një sërë rrjetesh.

Sot një Deklaratë e Përbashkët Përforcimi për Ekosistemin Teknologjik të Sipërmarrjes në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkanin Perëndimor u nënshkrua nga organizatat që përfaqësonin startupe nga Shtetet Anëtare të BE-së nga Europa Qendrore dhe Lindore dhe nga Ballkani Perëndimor.

Revolucioni dixhital ofron mundësi të mëdha për rritje dhe inovacion në të dyja rajonet, të cilat kanë pasuri të mëdha si p.sh. një grup i madh njerëzish të talentuar me aftësi të forta ICT, një komunitet me rritje dinamike dhe përmirësim të shpejtë të infrastrukturës dhe lidhjes si dhe afërsia me tregjet e mëdha.

Startupet, në veçanti, mund të ndihmojnë në transformimin e ekonomive dhe shoqërive vendore në të dy rajonet, duke krijuar punë të cilësisë së lartë. Sidoqoftë, startupet vazhdojnë të përballen me sfida që i pengojnë ata të realizojnë potencialin e tyre të plotë, siç janë mungesa e mbështetjes, burokracitë dhe investimet e pakëta. Një përpjekje bashkëpunuese është e nevojshme për të përmirësuar ekosistemet e startupeve në të dy rajonet, për të siguruar një mjedis miqësor për inovacionin dhe për të mundësuar ecurinë e startupeve dixhitale dhe NVM-të për të përmirësuar dhe marrë pjesë në tregun e brendshëm dixhital të BE.

Samiti i Startupeve për Europën, i cili këtë vit fokusohet në rajonet e Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe në Ballkanin Perëndimor, ka grumbulluar më shumë se 500 përfaqësues të ekosistemit sipërmarrës europian duke përfshirë investitorë, drejtues ekzekutivë, përshpejtues, autoritete evropiane dhe gazetarë teknologjikë.

Me këtë rast, Komisionerja për Ekonominë Dixhitale dhe Shoqërinë Marija Gabriel, tha: Jam veçanërisht e lumtur të drejtojë Samitin e Startup-eve në Sofje të këtij viti me një fokus të veçantë në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Samiti do të ketë diskutime frymëzuese dhe do të paraqesë ide të mëtejshme për të lidhur potencialin, dinamizmin dhe kreativitetin e startupeve në këto rajone me nismat e politikës së BE. Një shembull i rëndësishëm është Axhenda Digjitale për Ballkanin Perëndimor, të cilin e nisëm në Qershor në Sofje me liderët e Ballkanit Perëndimor që synojnë të mbështesin partnerët rajonalë për të pasuar transformimin e tyre digjital dhe për të sjellë përfitime dhe mundësi për qytetarët dhe bizneset.”

Klikoni këtu për të parë zhvillimet në Samit:

https://www.youtube.com/watch?v=VtxXU423BA4&feature=youtu.be&fbclid=IwAR1klqEOppFviYc1IrsF_xyMLBfX-gtxr75k9P4PcjwOivoKu-9XWByNWd0

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0