Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë! Firmoset marrëveshja Roaming - Business Magazine Albania

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë! Firmoset marrëveshja Roaming

6 Dhjetori shënoi një datë historike në Tiranë, kum për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor u zhvillua një samiti i BE dhe kryeqyteti shqiptar priti të gjithë liderët e Europës dhe Rajonit. Ishte vetë kryeministri Edi Rama, i cili priti personalisht të gjithë liderët një e nga një teksa i drejtoheshin sallës së mbledhjes për samitin e BE-Ballkani Perëndimor.

Gjatë këtij samiti u firmos edhe marrëveshja për Roaming, e cila parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit dhe BE në vendet respektive. Kjo marrëveshje u cilësuar nga komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi do ketë një impakt pozitiv në zhvillimin social dhe ekonomik të vendeve, ndërsa tha se ky tranzicion dixhital është një hap para për Ballkanin drejt Bashkimit Europian.

Fillimisht në tiranë mbërritën 6 liderët e Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili më herët kishte anulua pjesëmarrjen e tij pas tensioneve me Kosovën. Tarifat më të ulëta për roaming do të nisin zbatimin nga 1 tetorit 2023.

Më pas samitit iu drejtuan edhe liderët e vendeve anëtare të BE, ku presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen; Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel; Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni etj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0