Saint-Gobain, partner i Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër - Zgjidhje inteligjente për një të ardhme të gjelbër! - Business Magazine Albania

Saint-Gobain, partner i Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër – Zgjidhje inteligjente për një të ardhme të gjelbër!

Saint-Gobain, partner i Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër - Zgjidhje inteligjente për një të ardhme të gjelbër!

Nga Eni Muça- Kur flitet për të ardhmen e ndërtimit në Shqipëri, qëndrueshmëria dhe eficienca energjetike nuk janë më thjesht slogane, por kërkesa reale të tregut. Si partner i Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, Saint-Gobain sjell në qendër të vëmendjes teknologjitë më të avancuara: nga sistemet termoizoluese me certifikim europian, te xhamat inteligjentë që reduktojnë konsumin e energjisë, e deri te riciklimi i materialeve për një ekonomi më të qëndrueshme. Në intervistën për Business Magazine, znj. Elona Lekloti, Drejtore e Menaxhimit, shpjegon pse këto zgjidhje janë tashmë domosdoshmëri për tregun shqiptar.

Cili është vizioni i Saint-Gobain për tregun shqiptar të ndërtimit, sidomos në lidhje me ndërtimet e qëndrueshme?

Vizioni i Saint-Gobain për tregun shqiptar, ashtu si në mbarë botën, është të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme përmes zgjidhjeve që reduktojnë ndikimin mjedisor dhe përmirësojnë performancën energjetike. Kjo nënkupton produkte jetëgjata, me kosto më të ulëta mirëmbajtjeje dhe mbrojtje ndaj fenomeneve natyrore si tërmetet dhe zjarret, të përshtatshme për çdo tipologji ndërtimi. Duke u mbështetur te misioni i shpallur nga Grupi Saint-Gobain në të gjithë botën, “Making the world a better home” (Ta bëjmë botën një shtëpi më të mirë), ne synojmë të promovojmë ndërtimet e lehta, të qëndrueshme dhe të dekarbonizuara, duke sjellë teknologji të avancuara për izolim termik, akustik dhe mbrojtje nga zjarri.
Sistemet e markave tona globale si WEBER, RIGIPS, ISOVER, ECOPHON, Adfors, Bituver, SAINT-GOBAIN GLASS dhe shumë të tjera janë të dizajnuara për të përmbushur standardet më të larta të eficiencës energjetike dhe të mirëqenies së përdoruesve.
Saint-Gobain është pjesë e Këshillit Botëror të Biznesit për Zhvillim të Qëndrueshëm, Këshillit Botëror për Ndërtim të Gjelbër, si dhe anëtar aktiv i Aleancës Evropiane për Kursimin e Energjisë, e cila punon për të avancuar eficiencën energjetike në Evropë. Gjithashtu, kompania luan rol të rëndësishëm si partner zyrtar i Çmimit Global për Arkitekturë të Qëndrueshme.

Pse keni zgjedhur të merrni pjesë si një nga partnerët kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, dhe çfarë mesazhi dëshironi të përcillni për tregun shqiptar?

Pjesëmarrja jonë në këtë panair është një shprehje e angazhimit për të qenë një partner aktiv në transformimin e sektorit të ndërtimit në Shqipëri. Ky është një forum i rëndësishëm për të prezantuar inovacionet tona, për të ndarë ekspertizën dhe për të ndërtuar partneritete të reja.
Mesazhi ynë është i qartë: ndërtimi i qëndrueshëm nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri. Ne besojmë te bashkëpunimi ndërsektorial për të sjellë zgjidhje që kontribuojnë në një ekonomi më të gjelbër dhe më efikase.
Siç është shprehur edhe CEO i Grupit, Benoit Bazin:
“Mendoj se duhet të ndryshojmë rrënjësisht mënyrën se si e shohim arkitekturën. Nuk është thjesht çështje ndërtimi objektesh, por edhe sigurimi i mirëqenies së njerëzve dhe shëndetit të planetit tonë. Zgjidhjet ekzistojnë, por vetëm duke përfshirë të gjithë aktorët mund të realizojmë transformimin e nevojshëm të sektorit. Pikërisht për këtë arsye krijuam Observatorin për Ndërtim të Qëndrueshëm dhe u bashkuam me Çmimin Global për Arkitekturë të Qëndrueshme™: na duhet të nxisim një ekosistem ku prodhuesit, arkitektët, artizanët dhe politikanët të punojnë së bashku për një ndërtim më të qëndrueshëm.”

Lexo edhe: Zgjidhjet që ju duhen. Partnerët që kërkoni. Në eventin B2B gjatë Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër!

Cilat janë zgjidhjet inovatore që Saint-Gobain ka sjellë në Shqipëri dhe si ndihmojnë ato në rritjen e eficiencës energjetike dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër?

Saint-Gobain ka sjellë në Shqipëri një portofol të gjerë zgjidhjesh të integruara që mbështesin ndërtimin e qëndrueshëm dhe eficiencën energjetike, si:

  • Sistemet kapot EnveoTherm për termoizolim fasadash, të vetmet në treg me certifikimin EOTA.
  • Sistemet Rigips, Ecophon & Isover për mure të brendshme dhe tavane të thata, që kontribuojnë në komoditetin termik dhe akustik.
  • Sisteme termoizolimi dhe hidroizolimi Weber, Bituver, etj., të përshtatshme për dysheme, tarraca, pishina, duke garantuar jetëgjatësi dhe performancë të lartë pa ndikim në shëndet dhe mjedis.
  • Xhama inovatorë me veshje magnetronike si COOL-LITE® SKN dhe ECLAZ®, që ofrojnë izolim termik dhe kontroll diellor, duke ulur ndjeshëm konsumin e energjisë për ndriçim dhe kondicionim.
  • Suport teknik në projektet e mëdha të gjelbra në Shqipëri, si Downtown One dhe Tirana Marriott Hotel, duke integruar zgjidhje të nivelit më të lartë për ndërtim të qëndrueshëm, në proces për të marrë certifikimin LEED Platinum.
  • Riciklimi i materialeve të lehta, duke përdorur mbetje nga ndërtimi për prodhimin e materialeve të reja si polisteroni, pllakat e gipsit dhe xhami.
  • Angazhimi për neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050, përmes optimizimit të proceseve të prodhimit, përdorimit të energjisë së rinovueshme dhe investimeve në R&D.
  • Mjete digjitale për profesionistët dhe investitorët, si BIM Library dhe kalkulatorë të ndryshëm për llogaritjen e materialeve dhe kostove.

Cilat praktika apo teknologji të reja planifikoni të sillni për t’u përshtatur me nevojat specifike të tregut shqiptar dhe rajonal?

Saint-Gobain përshtat teknologjitë globale me specifikat lokale përmes zhvillimit të zgjidhjeve të personalizuara si sistemet e fasadave EnveoTherm dhe kalkulatorët digjitalë për termoizolim. Ne ofrojmë mbështetje teknike që nga faza e projektimit, duke ndihmuar arkitektët dhe inxhinierët të optimizojnë performancën e ndërtesave. Gjithashtu, promovojmë riciklimin e materialeve dhe përdorimin e produkteve me ndikim të ulët mjedisor, të certifikuara me EPD (Environmental Product Declaration).

Sa të rëndësishme janë panairet sektoriale për krijimin e partneriteteve dhe zhvillimin e tregut?

Panairet sektoriale janë thelbësore për zhvillimin e industrisë së ndërtimit. Ato ofrojnë mundësi për:

  • Dialog dhe shkëmbim idesh;
  • Prezantimin e risive teknologjike dhe certifikimeve ndërkombëtare;
  • Edukimin e tregut mbi ndërtimin e qëndrueshëm dhe eficiencën energjetike;
  • Prezantimin e projekteve konkrete ku janë aplikuar sistemet tona;
  • Krijimin e partneriteteve që sjellin vlerë të shtuar për të gjithë zinxhirin e ndërtimit.

Kontakt me kompaninë Saint Gobain Albania

Erisa Latifi

+355692024002

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0