SAFETY GALA ALBANIA: “Sektori i naftës dhe gazit tregon rrugën që duhet ndjekur” - Business Magazine Albania

SAFETY GALA ALBANIA: “Sektori i naftës dhe gazit tregon rrugën që duhet ndjekur”

SAFETY GALA ALBANIA

Në muajin qershor, në ambientet e Tirana Plazza Hotel u zhvillua edicioni i parë i SAFETY GALA ALBANIA, një event me prezencë fizike dhe online të më shumë se 100 pjesëmarrësve.

Përgjatë katër sesioneve dhe paneleve me ekspertë të fushës, çështje të tilla si siguria në punë, emergjencat civile dhe rëndësia e zhvillimit të eventeve të tilla, ishin kryefjala e eventit.

Fjala hapëse e sesionit të parë iu dha panelistëve, z.Papadopoulos, përfaqësuesit të Ambasadës Greke në Tiranë, sekretarit të parë të zyrës për çështjet ekonomike dhe tregtare, znj.Eda Beqiri shefe e Sektorit të Mbikëqyrjes së Shëndetit dhe Sigurisë në Punë pranë Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Sociale dhe z.Robert Hysenllari, Drejtori i Drejtorisë së Gatishmërisë dhe Përgjigjes Emergjente, për tu pasuar më pas nga përfaqësues të shoqërive të ndryshme, aktorë kryesorë të sektorit e industrisë e jo vetëm.

Gjithashtu, u mbajt edhe një fjalim përshëndetës nga Z. Ilir Bejtja, Zëvëndës Ministër i Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastukturës duke vendosur theksin dhe rëndësinë e organizmit të eventeve të tilla që sigurisht kontribuojnë në përmirësimin e kulturës së sigurisë në tërësi.

Ishte ERMC – Engineering & Risk Management Consultants – pionieri i njohur në menaxhimin e mjedisit, çështjeve sociale, shëndetit dhe sigurisë në punë, shoqëria që mblodhi së bashku përfaqësues nga shoqëri të tjera të njohura ndërkombëtare si SHELL, ENI, TAP, VOLTALIA MANAGEMENT FORCE, YILDIRIM GROUP, për të ndarë përvojat e tyre të jashtëzakonshme në fushën e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë dhe Kulturës së Sigurisë.

Shumë autoritete të tjera shqiptare mbështetën dhe morën pjesë në këtë aktivitet, duke kontribuar në përmirësimin e kulturës së sigurisë në biznes dhe shoqërinë në tërësi.  Përfaqësues nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Sociale, Autoritetet Shqiptare për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, Drejtoria Shqiptare e Reagimit dhe Gatishmërisë ndaj Emergjencave, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, Universiteti Politeknik i Tiranës, Shoqata Shqiptare e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, Shoqëria Evropiane e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Kryqi i Kuq Shqipëri prezantuan dhe mbajtën fjalimet e tyre konstruktive, për të dalë në përfundime dhe vendosur objektiva e qëllime për t’u arritur.

Lexo: Pse të përdorim Social Media Marketing?!

Ngjarja mblodhi gjithashtu shoqëri nga fusha të ndryshme si Nafta dhe Gazi, Energjia dhe Industria, Ndërtimi, Industria e Çimentos, Tregtia dhe Shërbimet, përfaqësues përkatës, profesionistë të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë dhe profesionistë të fushave të tjera nga Shqipëria, Greqia, Italia, Spanja, Zvicra, Turqia, Britania e Madhe, Ukraina, Franca, Bosnja Hercegovina, Brazili etj. duke përfshirë më shumë se 20 shoqëri vendase dhe më shumë se 17 shoqëri ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri.

Aktiviteti u organizua nën kujdesin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë dhe Ambasadës Greke në Shqipëri.

Rreth Eventit

SAFETY GALA ALBANIA, është pasardhësi i eventit “TIRANA GAS PIPELINES SAFETY WORKSHOPS” i cili filloi në vitin 2015 me synimin për të ofruar njohuri për sigurinë e sektorit në zhvillim të gazit në Shqipëri. Pas pesë seminareve shumë të suksesshme, sot u shfaq kërkesa për të ofruar njohuri për sigurinë në një gamë më të gjerë sektorësh ekonomikë dhe ky objektiv do të përmbushet nga SAFETY GALA ALBANIA.

Kjo iniciativë e MANAGEMENT FORCE Group (përfaqësuar nga ERMC në Shqipëri) është në fakt një Program për ngritjen e kapaciteteve që ofron një forum të hapur për sigurinë në sektorin publik dhe privat, në nivel institucional apo biznesi dhe shoqërinë në tërësi.

Objektivi i SAFETY GALA ALBANIA për të kontribuar në përmirësimin e kulturës së sigurisë në biznes dhe shoqërinë në tërësi u arrit me sukses dhe përsëri, janë për tu falënderuar të gjithë për mbështetjen e vlefshme.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0