Sa vlen pasaporta shqiptare?!

Sa vlen pasaporta shqiptare?!


Pasaporta është dokumenti i nevojshëm për udhëtimet ndërkombëtare. Por sa vlen pasaporta jonë?

Raporti i fundit i Henley & Partners tregon se Shqipëria renditet në vendin e 48-të në Botë përsa i përket vlerës së pasaportës së saj. Renditja bëhet në varësi të numrit të vendeve ku mund të udhëtohet vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë për vizë.

Me pasaportën shqiptare mund të udhëtohet pa vizë në 114 shtete. Krahasuar me një vit më parë Shqipëria është përmirësuar tetë vende në renditje. Ajo ishte në vendin e 56-të.

Në renditje, fqinjët tanë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja  paraqiten më lart, duke treguar se me pasaportat e tyre, udhëtohet pa vizë në më shumë vende.

Ju mund të lexoni edhe: Cila është pasaporta më e fuqishme në botë?

Pasaporta më e vlefshme në Botë, është ajo e Japonisë. Japonezët kanë të drejtë të hyjnë pa vizë në 189 nga 218 shtete gjithsej. Gjermania renditet në vendin e dytë, ku ka zbritur edhe Singapori, të dyja vendet me 188 shtete.

Renditja behet në varësi të numrit të vendeve ku nuk nevojitet vizë. Kështu, në vend të tretë renditet disa shtete si Finlanda, Italia, Franca, Suedia etj. Ato kanë të njëjtin numër shtetesh që mund të vizitojnë vetëm me pasaportë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0